Flet i përlotur babai i Naim Murselit: Po ta dija, sot djali im s'do të ishte gjallë! Liridonën e kam dashur si vajzën time! S'kam fytyrë t'i dal para familjes së saj

Flet i përlotur babai i Naim Murselit: Po ta dija, sot djali im s'do të ishte gjallë! Liridonën e kam dashur si vajzën time! S'kam fytyrë t'i dal para familjes së saj

Babai i Naim Murselit dhe Liridona Ademi

‘Liridonën e kemi dash më shumë se fëmijët e mi. Me ma dhënë krejt botën nuk e kisha besuar se djali im do ta bënte atë gjest.’ shprehet, Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i arrestuar pasi organizoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademit duke paguar vrasësin, ngjarje kjo që ka tronditur Kosovën. 

Shaban Murseli ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen 29 nëntorit 2023. Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t'ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës.

Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

I përlotur, thotë se nuk ka pasur shumë informacion. Ai tha se nëse do ta kishte ditur se e ka bërë djali i tij, do të ishte hakmarrë vetë me djalin e tij dhe nuk do ta kishte lënë gjallë.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova. Ka qenë agresiv Naimi kur kemi shkuar tek varrezat. Naimi si ka lënë mediat. Unë i thash ejani, pasi kur është ngjarje nuk din. I thash jeni të lirë. Ai më refuzoi!

Unë këtu me njerëz, kam shkuar brenda! Ai kur është arrestuar, unë se kam ditur dhe ishim brenda në shtëpi. Erdhi policia e na thanë jemi duke bastisur dhomën e Naimit. Nuk kam komunikuar me Naimin, as me avokat. Jam shumë i tronditur pasi Liridonën e kam dashur më shumë se vajzat e mia. Policët kontrolluan dhe nuk gjetën gjë. Zotëri më tha polici me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme, se Naimi është kryesi i veprës. Aty jam tronditur, me ma dhënë krejt botën nuk e kisha besuar se djali im do ta bënte atë gjest. Ia kam lënë drejtësisë. Po ta dija se e ka bërë djali im isha hakmarrë vetë me djalin tim, ai nuk do të ishte gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë.’- tha Shaban Murseli.

Ai tregoi se fëmijët akoma nuk e dinë se nëna e tyre ka vdekur.

'Fëmijët nuk e dinë se nëna ka vdekur. Nuk kemi forcë, pasi kanë qenë shumë të lidhur.'- tha ai.

I pyetur nëse ka komunikuar me familjen e Liridonës, Murseli tha se nuk ka fytyrë që t'u dalë para.

‘Ne me familjen e Liridonës jemi prej 50 vitesh, jemi miq. Nuk kam pasur fytyrë tu dal përballë. U kam dërguar një mesazh nëse mund të marr pjesë ne rivarrim. Nuk me kanë pranuar. E kuptoj. Unë jam me ata nuk jam me Naimin.’- tha ai.

Shaban Murseli ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të. Babai i Naim Murselit ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike. Këtë ai e mohon duke thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka të atillë.

“Gjendja jonë emocionale edhe fizike është e mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi”. Naimin, babai i tij e përshkruan si një fëmijë të hareshëm dhe të buzëqeshur.

 “Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që ka pasur problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë”.

“Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirr prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës. Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirr ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin por vetëm i kam shprehur ngushëllime. U bë varrimi. Pasi e varrosëm e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorur shumë, sepse s’kisha asnjë informacion vetëm ato që i kisha dëgjuar. “Unë ika, Liridonën e vranë”, më kishte thënë Naimi”, tha Shaban Murseli për Nacionale.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë