Fletëvotimet, edhe Presidenca
ia lë KQZ-së përgjegjësinë 

PRISHTINË - Zyrtarë nga Zyra e Presidentes së Kosovës, e cila është garantuese e zbatimit të Kushtetutës, thonë se “është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të përcaktojë formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve”. Kështu ka thënë DW-së zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu.
 
“Formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve e përcakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të ligjit. KQZ është një institucion i pavarur dhe kryen detyrat e tij në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, thotë Arbër Vllahiu.
 
Sidoqoftë, ka ende kohë deri me datën tre nëntor, që të sqarohen detajet teknike dhe te organizohen zgjedhjet lokale, që për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë pritet të mbahen edhe në komunat në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe.
 
Të dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, deklaruan pas takimit të 27 gushtit,se “ekziston përkushtimi për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve të të gjitha komuniteteve të Kosovës në zgjedhje”, duke theksuar se pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/DW)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka