Flet i mbijetuari i aksidentit në Mallakastër: Ishim pak shpejtë, Pajtimit i doli makina nga kontrolli (VIDEO)

Fier- Agim Zotaj, 31 vjeçari i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas tregon gjithçka mban mend nga ngjarja e mëngjesit ku humbi jetën 27-vjeçari Pajtim Zotaj, kushëriri i tij i parë.

"Makina doli nga rruga dhe s’mbaj mënd gjë. Unë kisha hallin e tij, ai timin. Ishim të dy kushërinj të parë"

Agim Zotaj

Ndonëse thotë që kushëriri i tij Pajtim Zotaj humbi kontrollin e mjetit, ai nuk e di që ky i fundit ka humbur jetën në aksident. Një rrëfim nga shtrati i spitalit për gazetarin e Report Tv Kristaq Thano, Zotaj thotë se kushëriri i tij është i shtrirë në dhomën tjetër. 27-vjeçari Pajtim Zotaj, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në spitalin e Fierit, pasi u transportua me urgjencë.

Ishit me shpejtësi?

Agim Zotaj: Jo shumë. Por shpejt ishim. Dolëm nga rruga në Arianitaj. Unë u shemba, kushëriri është më mirë në dhomën tjetër

Sa veta ishit?

Agim Zotaj: Vetëm unë dhe ai ishim, dolëm nga rruga se ai e humbi kontrollin. Do shkonim në Ballsh, ai nuk e kontrolloi dot makinën, humbi kontrollin.

Njoftimi i Policisë: 

Mallakastër
Informacion paraprak

Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?