Flet Kryemadhi: Opozita e bashkuar fiton 85 deri në 90 mandate, LSI merr 28-30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.

‘Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund. 
Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.
I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cedim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri. 
Prandaj, të dashur miq, u bëj thirrje të gjithë miqve, të gjithë simpatizantëve, të gjithë suportuesve të opozitës, të LSI-së, të Partisë Demokratike, të të gjithë aleatëve dhe të frontit të bashkuar, të vazhdojmë për ta çuar deri në fund këtë proces, me qetësi, pa u provokuar, pa dëgjuar edhe exit-poll-et e fundit të televizioneve të cilat po fillojnë dhe po marrin paratë e fundit dhe gjobën e fundit nga Rilindja, e cila po ikën.
Prandaj të jemi të jemi të kujdesshëm, ta çojmë deri në fund procesin, të ruajmë qetësinë, ta ndjekim hap pas hapi dhe mos harroni: Opozita ka në kutitë që qytetarët shqiptarë kanë votuar 85 deri në 90 mandate.
Jua them me bindje të plotë dhe jam e bindur që kjo është një nga ditët më të rëndësishme që i ka dhënë fund tranzicionit shqiptar. 
Zoti ju ruajt, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti ju dhëntë forcë. Ta çojmë deri në fund dhe ta mbyllim këtë proces për ti treguar të gjithëve që shqiptarët dhe opozita janë më evropianë se evropianët.'- tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi: Opozita e bashkuar fiton 85 deri në 90 mandate, LSI merr 28-30


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja