Pas fitores së Zvicrës kundrejt Serbisë në Botërorin e Katarit, në media u raportua se këngëtarja serbe Maja Nikolic, ka thënë se Xherdan Shaqiri i ka dërguar video nga dhoma e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj në gjuhën serbe.
Ajo sipas, Grand Online ka thënë se lojtarët shqiptar duhet t'i kërkojnë falje lojtarëve serb dhe duhet t'i vijë turp për gjeste e tyre në fushë.
Por në një deklaratë në rrjetet sociale, Maja Nikolic thotë se fjalët e saj kundrejt futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Xherdan Shaqiri, janë nxjerrë nga konteksti.
Ajo shkruan se është deformuar deklarata e saj dhe se lajmi i publikuar në media është i rremë.
"Ju lutem mos i shkruani këto lajme të rreme. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, nuk kemi pasur kurrë kontakt dhe nuk është e drejtë të shkruaj për dikë që më ka telefonuar kur nuk jemi takuar kurrë. Mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo.

Postimi i këngëtares Maja Nikolic ku thotë se deklarata e saj është nxjerra jashtë kontekstit
-
Kengetare tallavaje turbo folku duhet me qene kjo. Per cfare ka folur,u dalloka shpejt qe qenka idiote komplet.
Përgjigju -
Kjo tregon c'fare mentaliteti mbizoteron ne Serbi!!!Lojtaret shqiptare duhet tu kerkojne falje shtazave qe perfaqesojne Serbine!!!
Përgjigju -
O Zot qe Shaqiri te degjoje kete e kush e beson? Ik mon sorre , duhet skuadra serbe me trajnerin te kerkojne falje per sharjen nga nena te lojtareve shqiptare.
Përgjigju







Komente
Komento