Zyrtare/ E papritur te Zvicra, Xherdan Shaqiri largohet nga kombëtarja

Zyrtare/ E papritur te Zvicra, Xherdan Shaqiri largohet nga kombëtarja

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri (32 vjeç) i ka dhënë fund karrierës te Zvicra pas 125 ndeshjeve të luajtura me ekipin e parë dhe 32 golave të shënuar. Ai është i vetmi lojtar ndonjëherë që ka shënuar në tre Europiane dhe Kupat e Botës së fundit.

"Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t'i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë ju them të gjithëve: FALEMINDERIT", shkruan Shaqiri.

Në karrierën e tij, ish-lojtari i Basel, Inter, Bayern Munich, Lyon apo Liverpool ka veshur 125 herë fanellën e kombëtares zvicerane, gjë që e bën atë lojtarin e dytë më të përzgjedhur në historinë e helvetëve, pas Granit Xhakës (130 ndeshje). Që nga paraqitja e tij e parë më 3 mars 2010 kundër Uruguait, Shaqiri ka shënuar gjithsej 32 gola me fanellën e Zvicrës. Disa prej të cilëve spektakolarë dhe vendimtarë në Europiane dhe Botërore. Aktualisht Shaqiri luan me Chicago Fire në SHBA.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë