Flet live në ‘Pa Gjurmë’ 24-vjeçari Fatjon Kaloti, u zhduk vetëm një ditë pasi la qelinë! Babai ngriti alarmin në Report Tv

Humbi gjurmët më 10 shkurt të këtij viti gjendet 24-vjeçari nga Cërriku. Fatjon Kaloti foli live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pak orë pasi ishte kthyer në banesë, mëngjesin e kësaj të hëne. Babai i tij kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, për gjetjen e 24-vjeçarit nga Cërriku, i cili humbi në qendër të Tiranës, një ditë pasi kishte lënë qelinë. Ai kishte kryer 8 muaj burg për dhunë dhe dëmtim prone. I riu kishte shfaqur proleme me depresionin, ndërsa u zhduk krejt papritur nga sheshi ’Skënderbej’ në prani të babait mesditën e 10 shkurtit. Mëngjesin e kësaj të hëne i riu u kthye vetë në banesën e tij në Cërrik. Gjatë një lidhje live, Fatjon Kaloti, pohon se e ka patur të vështirë kthimin në banesë dhe se është ndihmuar nga shumë qytetarë.

’E kam patur të vështirë të jetoj katër ditë rrugëve. Nuk e di si u largova ndodhi krejt papritur, por nuk munda dot të gjeja rrugën për t’u kthyer. Kam bërë kilometra rrugë në këmbë derisa arrita në lagjjen, ku kam shtëpinë time në Cërrik. Shumë qytetarë më kanë ndihmuar në ushqime dhe dua t’i falenderoj nga zemra. Shumë prej tyre më kanë orientuar për të gjetur rrugën drejt shtëpisë dhe falë Zotit mbërrita gjallë. Jam i lodhur, por gjithsesi ndjemhem me mirë tani që u bashkova me familjen’-u shpreh 24-vjeçari

Fatjoni vuante nga depresioni prej 3 vitesh, kohë në të cilën jetontë në Francë në një kamp azilantësh bashkë me familjen. Ai kishte kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa familja jetonte ende në Francë.

 

 

 

Emision i plotë

O.D./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja