Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga arratisja e bujshme e 8 shqiptareve nga burgu u Trikalasë në Greqi për të cilët autoritetet greke bënë përgjegjës Ilir Kupën, një nga shokët e tij burgut Roland Deda rrëfen ekskluzivisht për shqiptarja.com se çfarë ndodhi mesditën e 6 marsit 2013.

"Tani është sulmuar domethënë nga shokët e këtij apo nga shokët e Marjanit apo sesi unë fiks nuk i di nga personat që është sulmuar burgu nga jashtë a kupton pastaj aty mund të ikë kush të dojë. Janë bërë çarëqafet, çarqafët të lidhur nyje"- tha Deda

Deda mohon pretendime se Kupa dhe 7 të arratisurit sulmuan me armë gardistëtduke sqaruar se sulmi është bërë nga jashtë burgut.
"Armë çunat që i akuzon pala greke se kanë pasur armë çunat nuk kanë pasur, tani nëqoftëse i themi armë një thike a kupton thikë kanë pasur se thikë ka çdo burgaxhi "-tha ai

Deda sqaron dhe se si ishte jeta e të burgosurve mes celularëve internetit dhe kontakteve që ata mbanin me familjet. Ai thotë se arsyeja se përse u organizua kjo arratisje ishte pasi shqiptarët ishin të dënuar më shumë për rracizëm se sa për veprat që akuzoheshin.

"Ilirin e kam parë në momentin që ashtu po fliste me fëmijët e tij në skype domethenë nëpërmjet telefonit se telefonat ishin si letra se i kishim i kishte kushdo nuk është se kishte vetëm Iliri ose ashtu por mund ti kishte kushdo"-tha Deda

Pas arratisje 2 vite më parë tashmë Ilir Kupa e Fatjon Sula po gjykohen në Shqipëri, 4 të tjerë u arrestuan më vonë nga pala greke ndërsa dy nga shqiptarët e arratisur u vranë nga policia greke në një aksion për kapien e tyre

"Të hash 57 vite burg në nene ku psh neni mund të jetë 2 me 12 e ti të hash 57 vite kush është ai që nuk e provon"-shton ai

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)