Flet mjeku shqiptar nga Madridi: Ju prezantoj manualin respirator për të infektuarit (FOTO)

Flet mjeku shqiptar nga Madridi: Ju prezantoj manualin respirator për të infektuarit (FOTO)

Në një lidhje 'Skype' nga Madridi i Spanjës me emisionin Repolitix, mjeku i njohur Kita Sallabanda prezantoi manualin respirator në ndihmë të pacientëve të prekur me covid 19. “Në spitalin ku unë punoj ka dyfish më shumë pacientë të infektuar se numrin  total në  Shqipëri. Ne kemi përgatitur një manual respiratori që t'i vij në ndihmë pacientëve për të rritur kapacitetin e oksigjenit të mushkërive. Këtë manual e kemi dërguar në një spital të madh në Spanjë, por këto ushtrime mund të bëhen edhe në shtëpi. Skemat janë të ndryshme dhe të thjeshta pasi e kemi aplikuar në kapacitete të madha” shton mjeku.

Ndërsa për sa i përket situatës aktuale, Sallabanda u shpreh optimist për ulje të kurbës. “Numri i viktimave është i madh por numri i të infektuarve është i vogël. Po tentojmë  të  fillojmë të  kthejmë spitalet në funksion  normal. Mendojmë se po ulet kurba, pasi masat qe morëm ishin drastike, tani masat janë me lehtësuese që njerëzit t'i kthehen normalitetit pasi kemi të bëjmë një krizë të madhe. Kemi shumë qendra infeksioni brenda shtëpisë  kështu që këshillojmë të mos neglizhohen masat higjenore" tha ai. Në Spanjë janë 172541 të infektuar dhe 18056 viktima.


1586898027_USHTRIME2.jpg
1586898035_USHTRIME1.jpg

Manuali respirator, ushtrimet që mund të bëhen edhe në shtëpi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën