Nëna e Violand Bracçllarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekollit, dhe plagosjes së efektivit tjetër, Edison Adrit, ka vendosur të thyejë heshtjen.
Berdane Bracellari, e cila ditën e ngjarjes thotë se ishte dëshmitare okulare shpreh keqardhjen për çfarë ndodhi, duke u shprehur se polici ishte duke bërë detyrën e tij.
"Më vjen shumë keq, zëre sikur më vdiq djali im. Më vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Më vjen shumë keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk më njeh. Detyra e tij”, thotë ajo.
Berdane Braçellari tregon dhe versionin e saj për ngjarjen e 4 qershorit.
"Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; "Djalë, erdhën". Djali qenka hedhur dritarja e viçave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici”, rrëfen Braçellari.
"Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?"
"Polici i ra më parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin policë. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”, përgjigjet Braçellari.
Versioni aspak bindës i nënës së autorit, vijon dhe më tej, kur thotë se ajo nuk ishte në dijeni që I biri mbante armë, të ciulat u gjenden pas arrestimit të tij.
"Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djalë t’i thotë nënës mbaj armë”, tha ajo.
E moshuara thotë se Violandi jetonte i fshehur në mal pasi ishte në kërkim nga policia. Sipas saj në shtëpi kthehej ndonjëher për t’u ushqyer, por jo të banonte aty, pasi policia ushtronte vazhdimisht kontrolle.
"Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk më rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, 2 gram i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë", vijon ajo.
Ajo thotë se disa herë ka tentuar që t’i mbushte mendjen të birit të dorëzohej.
"Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time, por në banesë të braktisur”, thotë nëna e autorit.
Në fakt sipas procesit gjyqësor, ai u shoqërua në polici në shtator të vitit 2015 pasi iu gjet hashash në makinë dhe gjatë këqyrjes që i është bërë celularit të tij, janë gjetur pamje fotografike dhe video me lëndë të dyshuar si narkotike, të mbjella, duke u transportuar, e tharë. Ai u dënua me 10 vjet nga të tria shkallët e gjyqësorit.
Por ky nuk ka qenë i vetmi problem i Braçellarit me drejtësinë. Në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani.
Komente








Per policin me vjen keq.qe perfundoi ashtu kurre nuk duhet te ndodhete por fajin e Kane dhe gjykatat e famshme we kemi ne shqiperi si e denon tjetrin ti me 10 vjet per 2 garam hashash one page asnje prove po me fotografi nga celulari ai edhe po mos te djale i keq Keta te bejne vete to urresh
PërgjigjuJe bashkpuntore moje ndyresire,
PërgjigjuShteti ka vila kudo me parate e vjedhura nga populli kjo nene rri me bageti punon per jeten e saj kurr nga leket e vjedhura duhet te kishte nje pension te mire si te gjithe europianet kurse kjo mer apo smerr fare pension edhe nese merr eshte jo me shume se 100 mije leke dhe kur semuret e rrjepin doktorat e care ka kjo nene nga ky shtet asgje kthehemi te ky djali nese ky punon 600 mije leke rroge ke fo mbaje me pare nenen pa pension veten apo femijet e gruan dhe ku eshte shteti pervec kesaj nese nuk ka lidhje me shtetin e i duhet te punoj toke apo hapi nje stan si e ka hapur a di timiiii se sa hajdute do i shkojne per ta vjedhur dhe jo hajdute popull po shtet polici tatimi bashkia pastaj po gaboj se do nxehet dhe nuk paguan keza vete me keq oficeri gjyqesor + prokuror pastaj gjxkata dhe ju thoni kriminela populli jo jo shtetiiiiiiii Popullit siguroi jeten punen dhe familjen dhe nese nje individe gabon eshte normale qe ka bere shkelje se shteti e ka siguruar po kur shteti ze vjedh te burgos te perdhunon familjen normal qe te gjithe do kriminalizohen Kur rrezuan komunizmin perendimi i premtoj popullit tone se ky sistem do ishte i duhuri per Shqipetaret po ma genjyen se na ofruan sorrosin ne prishen ushtrine industrine policine na lane pa vira tallej greku e shtete te tjera na konsideruan popull me bisht na prishen familjen duke na treguar qe droga dhe prostitucioni eshte fitim i shpejt dhe profesorat e kohes doktorat e shume njerez te mire i degraduan ne shume lloj formash Kjo eshte historia e dhimbshme e kombit tone Po boll shate urryet e vrame njeri tjetrin se kemi 35 vite dhe shiko si jemi katandisur duhet nivel ne llogjik e jo shpirt zinj vetem per te share e ofendur fare e keqe po duhet te ngrihemi kunder te gjithe atyre qe jane fajtor qe na degraduan si komb
Jo nuk eshte bashkepunetore eshte nene bashkepunetore jane gjykatat prokirorite dhe policia qe per nje gje te vogel arrestohesh dhe te kerkohen leke po nuk pagove kalbesh ne burg dhe prandaj populli zgjedh rruge mbijetese duke u bere kriminel per te mbrojtur veten po pa kuptuar se keta jane bashke dhe te bejne gropen te gjithe policat e jane 90 %!te korruptuar dhe jane gati te shkaterrojne nje familje te tere per nje dore lekesh ne bashkepunim me prokurorin oficerin gjyqesor dhe gjykaten dhe qeverine Rama Berisha keta jane kunder pppullit dhe po e bejne kriminel gjithe shoqerine shqipetare keta nese vishen police prokuror gjyqtare te behen bashke dhe ti thone jo goditjes se popullit tone jo korrupsionit dhe jo te behen bashke se si do ndajne fatin e njerezve kush do vidhet dhe rrenohet i rradhes Prandaj ka dale ne shesh populli per keta kriminela qe perfaqesojne shtetin tone populli orientohet dhe jo kriminalizohet Shqipetari historikisht mban edhe penen edhe pushken si ta duan keta Me vjen keq per cdo njeri qe humbet jeten por nuk vlen jeta e nje polici me shume se e nje qytetari Per mua fajin e ka shteti asnje nga keta dy ky qe nderroj jete dhe ai qe do kalbet ne burg Ky ne burg do vazhdoj te ushqej kriminelet e shtetit prokuroret gjyqtaret dhe policat e burgut ai qe nderroj jete polici familja e tij do vuaje do rrise femije pa baba e kush e ben shteti prandaj nuk duhen lene me te vidhet shqiptari se do vrase njeri tjetrin e kush fiton shteti