Flet pas 25 vitesh gruaja e Pablo Eskobarit! Të pathënat e vejushës së narkotrafikantit (VIDEO)

Flet për herë të para pas 25 vitesh gruaja e narkotrafikantit më të përfolur të të gjitha kohërave.

Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij.

Gjatë intervistës për Telemundo ajo ka treguar copëzat të jetës së saj, të treguara dhe në librin e shkruar prej saj ‘Jeta ime, burgu im krah Pablo Escobar’.

‘E njoha që në moshën 12 vjeçare. Për mua ishte djali I lagjes me motor që ndiqej gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai erdhi në shtëpinë time për të kërkuar lejë të dilte me mua. Bëri shumë që të bindte familjaërët e mi.’ tregon Maria.

Momenti i parë më i vështirë me Escobar ishte kur në moshën 14 vjeçare e detyroi të abortonte, një sekret që e mbajti të fshehtë për 44 vite.

Duhet të kalonin 25 vite të jetës time të rifitoja zërin tim dhe e kisha detyrim të rrëfehesha për fëmijët e mi  dhe nipin tim.

Unë e idealizova shumë Pablon,më joshte për të qëndruar atje metë,  të gjitha herët që doja të ndahesha prej tij pas tradhtive. Unë humba krah tij  vetëvlerësimin, emrin dhe zërin tim dhe kuptova më vonë se nuk mund të shkëputesha prej tij.' ka thënë vejusha e narkos.

Kur e kuptuat se burri juaj ishte trafikant?

Ai u shfaq në ekran si një njeri i fuqishëm dhe biznesmen. Të gjitha lajmet rreth tij më bënin të dyshoja, por m’i kundërshtoi. Unë nuk dija asgjë për atentatet e tij terroriste.  Unë i merrja vesh të gjitha përmes lajmeve. Nuk kisha kontakt me të.

Çfarë mund tu thoni personave që humbën jetën dhe familjeve të tyre për aktet ekstreme të burrit tuaj?

Ju kërkoj shumë ndjesë mijëra herë. Gjithë populli do të kthejë faqen, pas gjithë asaj dhimbjeje. Ne nuk jemi përgjegjës për ato që ai ka bërë. Unë u martova me djalin e rrojes së lagjes dhe bëra me të dy fëmijë. Më shoqronte horrori, frika për gjithçka po ndodhte.

Në një ment editori i librit më pyeti: Ti nuk bërë asgjë për ta ndaluar? Si mund të bëja unë diçka kur isha gjatë gjithë kohës e fshehur, në një vend që as unë nuk e dija se ku isha, pasi na dërgonin nga një vend në tjetrin me sy të lidhur.

Çfarë do ju thuash aty personave që të akuzojnë se jetove në luks, privilegje, udhëtime ndërkohë që vendi jetonte në krizë?

Kanë qenë vetëm tre vite të jetës tonë, kohë kur Pablo kishte një figurë të mirë para publikut, ishte një kongresmen dhe asgjë nuk ndodhte nga ato që ndodhën.  Pikërisht në momentin që unë isha 8 muaj e gjysmë shtatzënë  me vajzën time vritet Ministri i drejtësisë në Kolumbi, pas kësaj filluan të ndodhin gjithë të tjerat.

Mos mendoni se mua nuk më vjen turp dhe dhimbje për të gjitha gjërat që kanë ndodhur. Unë do doja të mos isha unë ajo që njohu Pablo Escobarin.

E konsideron veten viktimë apo bashkëpuntore e gjithë atyre që bëri burri juaj?

Nuk e konsideroj veten viktimë për respekt të të gjithë viktimave të Kolumbisë. Unë mund tju them se jam gruaja që u martua me të dhe u kujdes për të rritur fëmijët e tij dhe nuk ‘kisha zë dhe votë’ ndaj tij.

Mendove ndonjëherë të ndaheshe prej tij?

I kërkova që të ndaheshim, ai ishte për shumë kohë i lidhur me prezantuesen Virginia Vallejo, madje gjatë kohës që isha shtatzënë me vajzën time u tha se do të martoheshin. Për mua ishte e dhimbshme. Mendova se nëse do të ndahesha prej tij nuk do i shikoja më kurrë fëmijët e mi. Prandaj vendosa të qëndroja në heshtje dhe t’i kisha pranë.

Ta bëj këtë pyetje me gjithë respekt. Virginia Vallejo ka thënë se të vjen turp nga mbiemri i Escobarit, por jo të përdorësh pasuritë që ai ka lënë. Cila është përgjigjia juaj lidhur me këtë?

Virginia është shum larg historisë dhe jetës time reale. Ajo nuk e njohu realitetin tim, identitetet tona të reja nuk kanë të bëjnë me turpin ndaj mbiemrit Eskobar. Por donim një vend ku mund të jetonim, pasi bota i kishte të mbyllura dyert për familjen Escobar. Dhe sa për pasuritë e Pablos, shteti e ka mjaft të qartë, ata kanë në pronësi gjithçka ai kishte dhe një pjesë e mirë e armiqve të tij mbajtën një pjesë të mirë të pasurisë.

Në një moment në librin tuaj ju ishit në ‘Casa Azul’ dhe po negociohej dorëzimi i Pablos. Si mundët të thoni ‘le të na vrasin të katërve’?

Ndjeva turp për fëmijët e mi, isha aq e dëshpuruar  sa i lutesha zotiti të vinin të nesërmen dhe të na vrisnin. Sepse ndjeja që nuk kishte asnjë zgjidhje. Të gjitha këto i mendoja kur përdallësha me kartelet armike, që më kërcënonin se do ndanin në copa për t'ia dërguar kufomat tona Pablo Eskobarit kudo që të fshihej. Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet kolumbiane më thoshin nëse nuk flisja me Pablon që të dorëzohej, pas disa ditësh do më hiqnin mbrojtjen. /VIJON...

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cartier: 21/06/2019 19:20

    Ore tani po qe do kujtojet kjo k*rva, se kush e di historine, e di fare mire qe kjo ja futi, po ndejti sa ndejti e voli mire, mbushi dhe llogarite per nja 3-breza dhe tani ben t indinjuaren, i fut dhe ndonje liber dhe ja hodhi,,, po sesht xhaxhi gjalle se te ishte ai gjalle sdo kakariste kjo kshtu,me pak fjale pune Kurva*h

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë