Flori Mumajesi 'presion' pseudo
këngëtarëve: Ju kam në dorë

Flori Mumajesi 'presion' pseudo<br />këngëtarëve: Ju kam në dorë
Për një kategori të caktuar artistësh shqiptarë thuhet shpesh që nuk kanë talent, nuk kanë zë dhe e ndërtojnë karrierën në bazë të pamjes dhe skandaleve që i bëjnë pjesë të mediave rozë. Por realisht për këtë nuk ka fakte.

Ata nuk këndojnë asnjëherë live dhe zërat përpunohen maksimalisht në çdo këngë. Sidoqoftë ekziston dikush që e di se kush bën, e kush s’bën në këtë zanat. Dhe ai është Flori Mumajesi. Një nga producentët më të suksesshëm shqiptarë, Flori Mumajesi, publikoi një foto në Instagram ku ishin arkivuar të gjithë zërat me të cilët ka patur të bëjë në karrierën e tij, që prej vitit 2007-të.

“Një arkiv me shumë zëra këngëtarësh bruto që nga viti 2007... po i bëj Delete më mirë...”, shkroi artisti duke lënë të kuptohen se materialet e arkivuara në kompjuterin e tij mund të demaskojnë një pjesë të mirë të personazheve shqiptare. 
flori mumajesi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'