Flori Mumajesi: "Artistë mos
abuzoni me 100-vjetorin"

Flori Mumajesi: abuzoni me 100-vjetorin"">
Kantautori Florian Mumajesi është shprehur i indinjuar për shfrytëzimin, që disa artistë po i bëjnë eventit të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Me anë të një statusi këngëtari është ka pohuar se, është shumë e turpshme shfrytëzimi i kësaj ngjarjeje për evente artistike.

"Tmerr çfarë po i bëjnë flamurit këtë vit ''disa personazhe'' tmerr! E varen, e veshën, zhveshën, e valviten me kokë poshtë vend e pa vend, i bën të gjitha kombinimet me alibin e 100 vjetorit.

Çfarë ka mbetur tjetër? Çfarë mund të presim tjetër? Për mendimin tim thjesht është tmerr... Nuk po bëj moral, po si kur po teprohet pak ky fenomeni atdhetarizmit artistik!

Ndoshta është kontrasti i madh me realitetin apo ku di unë çfarë! Sidoqoftë!", ka pohuar i talentuari Mumajesi.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)