/ATSH-DPA/ - Një burrë hapi zjarr ndaj bashkëshortes së tij në një supermarket pas një zënke të çastit dhe më pas qëlloi për vdekje ndaj një burri, i cili po shihte ngjarjen, përpara se të vetëvritej, njoftoi sot media amerikane."Megjithatë, Ida Garcia, 33 vjeçe, arriti të mbijetojë pas hapjes zjarr në 'Melbourne Square Mall' në Melbourne, rreth 100 kilometra në juglindje të Orlandos, në Florida", njoftoi gazeta "Orlando Sentinel"."Garcia Rodriguez, 57 vjeç, hyri në supermarket i armatosur dhe me xhepat mbushur me municione", tha nga ana e saj policia."Besojmë se shënjestra e tij ishte Ida", tha komandanti i policisë, Vince Pryce.Supermarketi u evakua pas largimit me vrap të pothuajse 100 personave