Velipoja ka njohur fluks të lartë pushuesish edhe këtë fundjavë, duke konfirmuar interesin në rritje për një nga destinacionet më të frekuentuara të veriut.
Pushuesit dhe vizitorët vlerësojnë ndryshimin pozitiv që gjejnë në Velipojë, duke veçuar pastërtinë, kushtet e përmirësuara, organizimin dhe hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare, elementë që sipas tyre e bëjnë këtë zonë gjithnjë e më tërheqëse….
“Kemi qenë në jug dhe është shumë mirë, por këtu në Velipojë është shumë mirë për fëmijët. Ambienti është i mirë. Nuk ke nevojë për makinë” tha një pushuese për mikrofonin e Report TV.
“Ne vijmë nga Prizreni. Çdo vit vijmë këtu. Sivjet është shumë mirë” tha një pushues tjetër.
“Ky është viti i parë që vijmë si familje. Na pëlqen shumë. Ndryshimi është i paparë. Po na duket shumë mirë” tha një tjetër.
“Mund të kem 10 vjet që nuk kam ardhur në qendër por, ka shumë ndryshime” tha një çift bashkëshortësh.
Me plazhet e gjera dhe atmosferën familjare, Perla e Adriatikut vijon të tërheqë çdo fundjavë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj
Komente







