KORCË- Mesdita e të shtunës e ka gjetur mes radhëve të gjata doganën e Kapshticës. Shqiptarja.com mëson se në këtë doganë janë krijuar radhë për shkak të kthimit të qytetarëve shqiptarë që punojnë në Greqi dhe kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Në hyrje të pikës së kalimit po punohet me 5 sportele ndërsa në dalje me 3. Gjatë 25 orëve të fundit në territorin shqiptarë kanë hyrë 4300 persona, 700 prej tyre, janë të huaj ndërsa të tjerët shqiptarë.
Komento