DURRES - Në orët e para të mëngjesit të sotme në portin detar të Durrësit u ankoruan 4 tragete të mbushur me udhëtarë dhe automjete. Katër tragetet ishin nisur nga porti i Barit në mesnatën e djeshme. Prej tyre zbarkuan 4140 udhëtarë dhe 853 automjete, ç’ka përbën një numër rekord gjatë këtij sezoni turistik.
Për të përballuar fluksin e emigrantëve që kthehen për pushime por, edhe shumë turistëve të huaj në atdhe, janë në funksion 29 sportele aq sa është edhe numri total i tyre.
Ndërkohë, përveç efektivëve të policisë dhe atyre të doganës, në gatishmëri është edhe ekipi mjekësor pranë qendrës së urgjencës te ngritur këtë sezon. Gjatë orëve në vazhdim në portin e Durrësit, pritet të mbërrijnë edhe 3 tragete të tjerë , të cilët do ta çojnë në 8 mijë fluksin e udhëtarëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO