Dhe pse muajit gusht po i vjen fundi, radhët e gjata të shqiptarëve të Kosovës që udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit vazhdojnë. Edhe këtë fundjavë pati radhë të gjata. Një nga shkaqet që krijohen radhë janë urat e papërfunduara në segmentim Morin-Kukës të Rrugës së Kombit.
Por edhe hyrja e urës mbi Drin është shkaktar kryesor i radhëve të gjata. Automjetet duhet të kalojnë nga dy në një korsi të vetme. Policia rrugore këto ditë të fundit të muajit gusht po menaxhon situatën. Një pjesë e mjeteve kërkonin rrugë alternative dhe kanë hyrë në qytet, por Kukësi ka vetëm një dalje, Ura e Drinit të Zi, e cila nuk e përballon këtë fluks.

Komente

