Fluksi i turistëve nga Kosova, 12 mijë shtetas hynë gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë pushues nga Kosova, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar.
Radhë automjetesh në doganën e Morinës
Udhëtarët nga Kosova që vijnë në Shqipëri për pushime kanë bërë që të krijohen radhë të gjatë automjetesh në kufi. Policia Kufitare e Morinës njofton se po bashkëpunon me anën kosovare, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjatë dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.
“Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar”, u shpreh në një intervistë Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi.
Një fluks i tillë nënkupton një shtim të vizitorëve nga Kosova krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse për këtë duhet të presim shifrat zyrtare. Masat e zbatuara për lehtësimin e hyrje-daljeve përfshijnë shtimin e numrit të personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu është punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t’u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata.
Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t’i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë.
Policia e Shtetit, po vijon në të gjitha pikat e Kalimit kufitar, porte dhe aeroport, në biznese dhe plazhe, shpërndarjen e 5 llojeve fletëpalosjesh me informacionin e duhur për të gjitha kategoritë e pushuesve.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2952
Lajme të tjera
-
Tjetërsuan 60 mijë m2 tokë në Himarë me vlerë 8 mln euro, lëshohen masa sigurie për 23 banorë, burg 7 prej tyre! ‘Arrest shtëpie’ për ish zyrtarin në Vlorë (SKEMA e mashtrimit)
20 Tetor 2022, 07:04
-
Spektakël dhe ‘frikë’ në bregdetin e Vlorës! Dallgët arrijnë në 4 metra lartësi dhe përplasen me shkëmbinjtë (VIDEO)
18 Shtator 2022, 13:58
-
'Shalqi për 4 persona 3000 lekë', Braçe reagon ashpër: Poshtërsi, me këto çmime po boshatisni plazhet! Kjo vjen nga mosprerja e faturave
20 Korrik 2022, 18:05
-
2 pushuese të huaja në Ksamil u zhdukën pasi morën një pedalion me qira, gjenden pas disa orësh
4 Maj 2022, 20:41
-
Kosova ashpërson masat kundër-COVID për të kaluar kufirin, protestë në doganën e Morinës: Të hiqet doza e tretë dhe tamponi PCR! Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën
24 Janar 2022, 08:13
-
Rrezikuan që të mbyteshin, forcat e policisë dhe disa pushues shpëtojnë mrekullisht dy vajza të mitura në Golem
25 Korrik 2021, 19:09
-
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojës, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët (VIDEOLAJM)
18 Korrik 2021, 11:32
-
Humbi jetën në det, pushuesit protestë në Velipojë: Ambulanca erdhi me vonesë, mungojnë rojet
13 Qershor 2021, 14:43
-
Shemben ndërtimet pa leje në bregdetin e Durrësit, operacioni nis nga plazhi i vjetër
2 Qershor 2021, 19:54
-
U përpoq të shmangte policinë, përfundon në bregdet drejtuesi i automjetit dhe çudit plazhistët në ishullin grek
29 Maj 2021, 21:05
-
Radhë të gjata kamionësh në doganën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë presin me orë për të kaluar kufirin
7 Prill 2021, 10:37
-
Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejet e ndërtimit për 13 hotele e resorte në bregdet, 7 prej tyre në Himarë
24 Mars 2021, 20:27