Fluksi i turistëve nga Kosova, 12 mijë shtetas hynë gjatë 24 orëve të fundit

Radhë automjetesh në doganën e Morinës

Udhëtarët nga Kosova që vijnë në Shqipëri për pushime kanë bërë që të krijohen radhë të gjatë automjetesh në kufi. Policia Kufitare e Morinës njofton se po bashkëpunon me anën kosovare, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjatë dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.

“Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar”, u shpreh në një intervistë Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi.

Një fluks i tillë nënkupton një shtim të vizitorëve nga Kosova krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse për këtë duhet të presim shifrat zyrtare. Masat e zbatuara për lehtësimin e hyrje-daljeve përfshijnë shtimin e numrit të personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu është punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t’u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata.

Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t’i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë.

Policia e Shtetit, po vijon në të gjitha pikat e Kalimit kufitar, porte dhe aeroport, në biznese dhe plazhe, shpërndarjen e 5 llojeve fletëpalosjesh me informacionin e duhur për të gjitha kategoritë e pushuesve.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Braçe nxjerr pamjet e rrezikshme të dy punëtorëve në maj të vinçit në Tiranë dhe reagon i alarmuar: Kaq pak vlen jeta e njeriut