Lënia e shtetësisë, shqiptarët 'arratisen', italianët emigrantë në Shqipëri
Pas rënies së numrit të lindjeve, Shqipëria po përballet me një tjetër problem lidhur me pakësimin e popullsisë.
Pas rënies së numrit të lindjeve, Shqipëria po përballet me një tjetër problem lidhur me pakësimin e popullsisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2017, kërkesat e shqiptarëve për të hequr dorë nga shtetësia e tyre janë rritur me rreth 30 për qind. INSTAT bën të ditur se një vit më parë, 651 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Ndërkohë, në rritje kanë ardhur edhe kërkesat e të huajve për të marrë shtetësi shqiptare. Bazuar në të dhënat e INSTAT, në vitin 2017, 316 persona të huaj kanë fituar shtetësi shqiptare.
Të dhënat e fundit të INSTAT për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri nxjerrin në pah në një fenomen të ri lëvizjet e popullsisë që jeton në vendin tonë. Ndërsa vitet e fundit vala e shqiptarëve që po largohen nga vendi për të siguruar një jetë më të mirë nuk ka të ndalur, qindra emigrantë të tjerë, kryesisht nga vendet europiane, por edhe aziatike e afrikane po vijnë në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e INSTAT, mbi 9 mijë të huaj kanë aplikuar për leje qëndrimi në vendin tonë gjatë vitit të shkuar. Pas iranianëve, me 1963 aplikime, italianët zënë vendin e dytë për kërkesat e larta për të marrë leje qëndrimi në vendin tonë. Në vitin 2017, 1779 italianë kanë aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.
Pjesa më e madhe e të huajve që kërkojnë leje qëndrimi në vendin tonë, kanë si arsye kryesore punësimin. Një pjesë e konsiderueshme e kërkesave bëhet edhe për bashkim familjar, qëllime humanitare dhe studime. Gjatë vitit 2017, rreth 13 mijë të huaj kanë jetuar me leje qëndrimi në vendin tonë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
20.8%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane arrin nivel rekord, duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve: Të kthehen mbrapsht që në kufi
6 Shtator 2024, 09:27
-
BE planifikon marrëveshje migrimi me Libanin
2 Maj 2024, 10:31
-
Bullgaria zgjat mbrojtjen e përkohshme për refugjatët ukrainas
26 Janar 2024, 09:07
-
Gjermania nuk do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe të luftojnë në Ukrainë
22 Dhjetor 2023, 11:08
-
Letonia miraton zgjatjen e ndihmës për refugjatët ukrainas
24 Nëntor 2023, 12:15
-
Një frikë që mund të jetë e kotë
9 Nëntor 2023, 17:46
-
Sandër Lleshaj: Kampet e mos mikpritjes së refugjatëve
8 Nëntor 2023, 17:00
-
Rreth 15 mijë refugjatë afganë largohen prej Pakistanit brenda 24 orëve
5 Nëntor 2023, 14:56
-
BE: Dakordësim për t’i dhënë fund vdekjeve në detin Mesdhe, por ende shumë debate për reformën e azilit
5 Tetor 2023, 08:34
-
Berlini shton 1 miliard euro për refugjatët
11 Maj 2023, 08:48
-
Tragjedi në bregun italian, fundoset anija me refugjatë! 59 të vdekur, mes tyre 14 fëmijë, dhjetëra të zhdukur! Mjekja: Kufomat lundronin gjithandej
26 Shkurt 2023, 09:44
-
BE forcon mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe përshpejton dëbimet
10 Shkurt 2023, 19:52