Është e vërtetë se qielli i Prishtinës nuk është i madh, por jo edhe aq i vogël për të mos i parë lojërat "vulturese" të “Vetëvendosjes”.
Në këtë kohë fatesh e “konspiracionesh” të përditshme të etërve të mëdhenj, pak kush kishte kohë ta përcillte lojën e këtij krahu në kryeqytet. Të gjithë e kanë përqendruar vëmendjen në flakën politike që po ndodh në sezon, në pritjen e lodhshme të ndërrimit të pushteteve. Ka një shprehje që thotë se çdo spektator ka spektaklin që kërkon. Edhe spektakli i “Vetëvendosjes” mund të jetë sipërfaqësisht spektakli që e deshën një pjesë e madhe e banorëve të Prishtinës, dhe gjuha e tij, ajo që deshën ta dëgjojnë një pjesë e banorëve të Kosovës. drejtësisë në pushtet, fitimit të autoritetit dhe jo pushtimit autoritar, kjo brenda diskursit premtues; ndaljen e ndërtimeve dhe sidomos heqjen e rrethojave në Prishtinë. Kjo e fundit ishte një spektakël për lëvdatë.
Kur ishte kohë zgjedhjesh patëm dëgjuar analistët të flasin e të thonë, se duhej mbështetur Shpend Ahmetin për prefekt të Prishtinës sepse ishte njëri prej nesh. D.m.th. dikush që pushtetin do ta kuptonte ndryshe nga autoritarët e tij të deridjeshëm.
Po... ku mbeti kultura e atij që besohej të ishte njëri prej nesh? Nëse diçka u harrua në këtë spektakël, kjo është kultura. Me gjasë atë e gëlltiti ujku dhe gjuetari u vonua. Ose faji bie në planin jo të mirë të regjisores, drejtoreshë e Kulturës, Blerta Zeqiri, e cila e tha një të vërtetë, që nuk mund ta vëmë asnjëherë në dyshim, se “nuk ka kohë”, as t'i përkasë pjesës ku do të duhej të ishte. Edhe autoriteti mbi të e kuptoi dhe kështu e rrëfeu për gjithë botën. Ajo u largua ose pritet të largohet, dhe derisa të gjejnë një "sozi" të saj, kultura do të rrijë duke u endur nëpër qiell.
Qëkur pushteti është ndërruar në kryeqytet, pak kush, ose gati askush nuk ka pyetur: çfarë po ndodh me kulturën? Asgjë. Ajo vazhdon të fluturojë, sepse regjisorja nuk kishte kohë, se po bënte plane për një film të madh dhe asgjë mbi autoritetin sovran të saj ose jo, nuk do të rrëfente. Ajo theu ligjet dhe u mbyll duke e lënë interpretimin të lirë. Po qemë të kthjellët të shqyrtojmë se çfarë ka ndodhur në këtë sektor në këta muaj, nuk do të gjejmë asnjë “libër të hapur” dhe asnjë “libër të mbyllur”, meqë asgjë s’ka lëvizur. Pos disa “shouve” për fëmijë, gjithë të tjerat janë aty e në lëmshin e tollovinë që i la autoriteti i mbaruar.
Rrënimi material dhe shpirtëror, dhe që njerëzit presin ndryshim për mirë nga ata që kanë ardhur në pushtet, nuk nënkupton se autoriteti i kulturës është relevant e mund të presë derisa të zgjidhen çështjet që pushteti në kryeqytet i ka prioritet. Mbyllja e izolimi nuk janë ideale asnjëherë e aq më pak në këtë vit të parë të fuqisë së re politike. Prandaj, fluturimi i tyre mbi qiellin e Prishtinës nuk më ngjall as respekt, as autoritet. “Vetëvendosje” nuk mund të vazhdojë ushtrimet mbi kulturën si qenësi dhe as t’i japë funksionin e “pronës kolektive” në pritje.
Dëm që qasja e njerëzve në shqiptari ndaj ndryshimit është pasive. Në mënyrë pasive shpresojmë, e po kështu presim që të ndodhë ajo që jemi mësuar të ndodhë: mosmbajtja e premtimeve. Këtë rol nuk guxojnë ta luajnë edhe ata që pretendojnë autoritetin dhe korrigjimin e trajektoreve.
Fakti se nuk është politika ajo që e privilegjon popullin, por populli politikën, në vendin dhe Kuvendin tonë është ironi. Dhe fakti se opozita e sotme nuk është e aftë që në nisje të ketë njëherë, vetëm njëherë një qëndrim vetëkritik për humbjen e saj, e më pas një qëndrim kritik racional e konstruktiv karshi pushtetit sot, është veç ironi. Politika popullin apo populli politikën, një ironi e skajshme për botën shqiptare, në kohën kur thuhet se edhe vendet me një trashëgimi të madhe në demokraci, kanë hyrë në fazën e krizës post-demokratike. Ne që akoma s’e patëm as të parën, kushedi kur do ta kemi të dytën.
Njëherë e një kohë thoshin se Sahat Kulla do të pagëzohet me Rita Ora dhe se Biblioteka Kombëtare do të mundë “t’i hapë këmbët” për autostradën e Prishtinës. Për një Prishtinë futuriste që ngeli në batutat e Mujës dhe të Hasës. Heronjtë shpërfaqen në pamje të dyfishtë, herë shkatërrimtarë e herë shpëtimtarë. Për fat të keq, shpëtimtarët akoma nuk i pamë. Fantazma alanoge kanë shëtitur në këtë qiell për kohë dhe të tilla me gjasë do të shëtisin gjatë. Nuk ka kaluar shumë kohë që nga zgjedhjet, kur kryetari që e fitoi kryekomunën mund të ishte njeri prej nesh, që akoma besojmë se pushteti nuk mund të të shpërfytyrojë kaq keq. Nuk do ishte çudi sikur edhe ky, që deri dje shitej si njeri prej nesh, në një kohë të afërt dhe bash si zonja e Kulturës së kryeqytetit të thotë: "Më falni se s'kam kohë të merrem me vendin ku i përkas, sepse e kam një projekt tjetër madhor...se ky popull vdes për kopalla"!
/Shqiptarja.com