‘Fluturoi’ kundër Sampdoria-s, Ronaldo me ernergji më shumë se leopardi dhe mesatare më të lartë se basketbollistët

‘Fluturoi’ kundër Sampdoria-s, Ronaldo me ernergji më shumë se leopardi dhe mesatare më të lartë se basketbollistët

Cristiano Ronaldo, futbollisti që për pak se më shumë se një muaji mbush 35-vjeç, vijon të mahnisë me magjinë e tij. Portugezi të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen me Sampdoria-n ka realizuar një gol të cilësuar si të çmendur, pasi para se të mposhte portierin me kokë, kërceu 2.56 metra nga toka.

CR7 më herë kishte shënuar gola të ngjashëm në Spanjë dhe Angli, por kjo ishte hera e parë në Itali dhe konkretisht me bluzën e Juventusit. Interesante është se gjatë kërcimit Ronaldo qëndroi në ajër për 1 sekondë, duke rikthyer edhe një herë diskutimet për aftësitë e tij të jashtëzakonshme fizike.

Më herët për këtë arsye Ronaldo është bërë objekti studimi nga Universiteti i Chichester në Angli.

Në 2016 Ronaldo me fanellën e portugalisë kërceu 2.42 metra nga toka, me komentuesit që e cilësuan veprimin si ‘mbreslënës’. Në 2014 gjatë një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Osasuna ai arriti 2.44 metra, më shumë se gjysmë metri më shumë se gjatësia e tij (186 cm) dhe në 2013 kundër United në Champions League ai arriti 2.93 metra, rreth 12 centimetra më pak se tabela që tregonte rezultatin në stadium.

Për t’iu rikthyer studimeve të Universitetit të Chichester, ata dolën në përfundimin se Cristiano Ronaldo mund të kërcejë një gjys metri nga vendi, ndërsa në vrapim e sipër mund të arrijë deri në 80 centimetra, 7 cm më shumë se mesatarja e basketbollistëve të NBA.

Sipas studiuesve, energjia e lëshuar nga këmbët e tij është pesë herë më e madhe se ajo e një leopardi në vrapimin maksimal. Përsa i përket efektit ‘pezull’, ose qëndrimi për një kohë të kosniderueshme në ajër, vjen si pasojë e kërcimit të përsosur ose ekzekutimit perfekt të ushtrimit.

Në pikën më të lartë Ronaldo jep një shtytje të mëtejshme me këmbët e tij për të ushqyer vrullin dhe për të zbritur më ngadalë në tokë. Cili është sekreti i tij? Ushtrime në palestër, përsosmëri teknike, energji kinetike, forcë te këmbët dhe muskujt e barkut, si dhe një dietë të personalizuar dhe një mënyrë jetese të përsosur. Sigurisht që ADN-ja bën gjithashtu pjesën e saj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji