'Fluturojnë' çmimet e apartamenteve, rriten me 39% në rang kombëtar! Ndikim kryesor inflacioni dhe rritja e kërkesës

Kriza e çmimeve edhe pse më së shumti është reflektuar tek produktet ushqimore dhe tek hidrokarburet, të dhënat që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme janë edhe më të ‘frikshme’. Banka e Shqipërisë raporton për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit si për shitje ashtu edhe për qiratë e banesave.

Sipas raportit nga janari në qershor ka pasur një rritje të fortë të kërkesës për banesa dhe shtrenjtim të kostove e për pasojë raportohen për rritje të çmimeve me 39% në rang kombëtar dhe vetëm në Tiranë janë rritur me 40%.

“Rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit, ka bërë që agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme të raportojnë çmime shitjeje më të larta ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Sipas indeksit Fischer12 , çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo ecuri u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. Indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Në raportin e Bankës si shkaqe të tjera që mund të kenë ndikuar në shtrenjtimin e banesave është edhe rritja e çmimit të energjisë dhe e pasigurisë që ekziston në treg si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Mbi bazën e të dhënave të vrojtimit për gjendjen e tregut të pasurive të paluajtshme dhe ecurinë e çmimit të banesave, të dhënave të raportuara nga bankat dhe të dhënave të tjera administrative, vlerësohet që gjatë periudhës, kërkesa, oferta dhe kostot e ndërtimit në tregun e pasurive të paluajtshme janë rritur dukshëm. Rritja e kërkesës dëshmohet nga rritja e vëllimit të shitjeve, rënia e numrit të pronave të pashitura dhe rritja e kredisë për blerje banese. Rritja e ofertës lidhet me rritjen e qëndrueshme të numrit të lejeve të ndërtimit, e shoqëruar këtë herë edhe me rritjen e dukshme të kostove të ndërtimit. Ecuria e këtyre të fundit ka reflektuar rritjen e fortë në shpenzimet për energji, materiale ndërtimi dhe makineri”, thuhet në raport.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të Bankës së Shqipërisë operatorët e tregut të pasurive të paluajtshme mbeten optimist edhe për të ardhmen, e presin rritje të mëtejshme të çmimeve, ndikuar përsëri nga kostot në rritje dhe pasiguria.

“Vlerësimet e subjekteve të intervistuara si pjesë e vrojtimit për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave janë të balancuara për afatin e shkurtër, duke qenë neutrale për situatën në zonën e Tiranës dhe pak më pesimistë për situatën në zonat e tjera. Ky vlerësim mund të jetë ndikuar nga zhvillimet e jashtme dhe pasiguria për ecurinë e inflacionit apo kostot e ndërtimit. Ne afatin më të gjatë, pritjet e këtyre subjekteve për gjendjen dhe ecurinë e tregut të banesave mbeten optimiste. Kriza e çmimeve edhe pse më së shumti është reflektuar tek produktet ushqimore dhe tek hidrokarburet, të dhënat që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme janë edhe më të ‘frikshme’. Banka e Shqipërisë raporton për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit si për shitje ashtu edhe për qiratë e banesave”, vijon më tej raporti.

Si pasojë e çmimeve stratosferike, më shumë se gjysma e banesave janë blerë me hua bankare dhe në shumicën dërrmuese të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.  

"Jo vetëm çmimet e blerjeve por edhe të qirave janë rritur, ndikuar më së shumti nga vlera e banesave në kryeqytet. Nga një monitorim i thjeshtë online në Tiranë, garsonierat kanë qira mesatarisht 250-300 euro,  duke u shtrenjtuar minimalisht me 50-100 euro në 2 vitet e fundit. Ndërsa apartamentet 1+1 nisin nga 350 euro dhe më lartë, kurse të marrësh një apartament 2+1 në Tiranë mund të konsiderohet luks pasi pagesa mujore ndonjëherë kalon 1000 euro", thuhet ndër të tjera në raportin e Bankës së Shqipërisë. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Huni: 30/09/2022 04:14

    Jo vete pastrim parash. Por nje sistem mafioz i nderlidhur me bankat qe kreditojne sistemin kleptokrat pateonazhist per te blere apartamemte me financim bankar ndersa zhvasin popullin.

    Përgjigju
  • Oli: 29/09/2022 16:15

    Pastrim parash. Populli nuk ka buke te haje, e jo me te bleje apartamente qe kushtojne sa ne Itali.

    Përgjigju
    • Emi: 29/09/2022 16:37

      E ke thene fiks. Populli nuk ka buke te hai dhe kerkesat per blerje apartamentesh rriten por jo se njerezit blejne por qarkullon pastrim i lekeve dhe blihet nga vete keta.

  • eljo: 29/09/2022 15:59

    Pse thone qe shqipetaret jane te varfer, kur qenkan te tille si i blejne keto apartamente.....!!

    Përgjigju
  • Kçk: 29/09/2022 15:46

    E kush ble shtepi ne Shqiperi me keto cmime, vetem mafiozet dhe te korruptuarit. Do tia degjojme shpejt kengen ketij muhabeti...

    Përgjigju
  • A. N.: 29/09/2022 15:45

    Duke futur parate e pista cmimi rritet artificialisht. Do vije momenti qe do shpertheje flluska dhe cmimet do te bien por mund te duhen shume vite qe te ndodhe kjo dukuri

    Përgjigju
  • Lala: 29/09/2022 14:20

    Para 3 vitesh e bleva shtepin me 400 euro metro katror.sot ne te njejtin vend kushtojn 850 deri900 euro metri .pra Jo 40% por 110% Jan rrit.mua Mir me behet keshtu por esht turp e vjedhje ashiqare per ket popull.

    Përgjigju
  • Hako: 29/09/2022 14:11

    Vend paradoksesh, Shqiperia per cdo dite braktiset, ndersa cmimet e pasurive te paluajtshme rriten. Do vije nje kohe kur jo vetem do te mbesin bosh (gjysa jane edhe tani ), por do te degradohen pasi nuk do te kete interes askush ti mirmbaje. Pastaj mund te shohim me sy te lire degradimin qe po i bejme qyteteve tona.

    Përgjigju
  • Hitman 2: 29/09/2022 14:05

    Eshte rritur cmimi se po pastrojne parate e rryshfetit,droges,bixhozit e PPP-ve . Po qytetarin e thjeshte me marre kredi per 20 vite u duhet me len peng nene e babe per ta paguar!

    Përgjigju
  • Sbsje: 29/09/2022 13:53

    Kur ta ndjen b*tha lageshtiren! Duhen pastruar ca ashtu gjerash sepse po afrojne e dine vete kush. Cpim sa me te shpejte dhe me te ulet te flluskes njesha. Shihemi ne renie!

    Përgjigju
  • Loni: 29/09/2022 13:42

    Me Ramen Veliajn dhe sorosin vetem spekullime financiare do kemI, Mjer Shqiptaret ne doren e kujt kan rene

    Përgjigju
  • Labi: 29/09/2022 13:02

    Eshte rritur pa nje baze ekonomike, mjete njerIt e thjesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja