FMN, Bell: Parashikimet
e qeverisë janë të ekzagjeruara

FMN, Bell: Parashikimet<br />e qeverisë janë të ekzagjeruara
Ish-drejtuesi i misionit të FMN-së për Shqipërinë Gerwin Bell ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës mbi gjendjen ekonomike të Shqipërisë dhe buxhetin që është duke u diskutuar nga qeveria dhe opozita. Gerwin Bell ka deklaruar se kriza ekonomike në Evropë bënë që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë edhe më e ulët se sa pritet.

“Fondi Monetar llogarit tani një rrezik të madh për recesion në më shumë se një ekonomi të madhe evropiane. Kjo do të ketë pasoja për Shqipërinë dhe do të ndodhë pavarësisht nga çfarë ka arritur Shqipëria ekonomikisht. Në bazë të zhvillimeve që po ndodhin tani, parashikojmë një rritje prej më pak se 2 përqind në 2011 dhe një deri në 1 presje 5 përqind në 2012”, - u shpreh Bell.

Bell ka folur edhe mbi deklaratat e qeverisë mbi një bum ekonomik, sic u quajt prej tyre.

“Pamë një rënie të ndjeshme të rritjes ekonomike nga viti 1999 deri në 2008. Pra rritja 6 apo 7 përqind u bë e zakonshme. Gjatë viteve të fundit kemi parë një rritje prej 3 apo 3.5%. Qeveria shqiptare këmbëngul për 7%, por edhe nga kjo shifër në atë që pretendohet tani, 4.3%, prapë është një rënie e madhe. Parashikimi për buxhetin është problem dhe e kemi parë këtë dy vitet e fundit ku mosrealizimi i parashikimeve optimiste për të ardhurat, bënë që buxheti të rishikohej duke u ulur në mesin e vitit, kjo nuk është një mënyrë e mirë për të parë buxhetin,” thot Bell.

Bell është treguar i shqetësuar edhe për mandatin e guvernatorit Ardian Fullani dhe shprehet se politika nuk duhet të ndërhy në institucionet e pavarura. Bell ka thënë se Fullani është një person i kualifikuar por institucionet nuk duhet të varen vetëm nga një person.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar