Ekonomia e Shqipërisë po performon pozitivisht. Vlerësimi i fundit vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku në raportin e vjeshtës për ekonominë globale ka rishikuar me rritje projeksionet për vitin 2024, duke vlerësuar se ekonomia do të rritet me 3.3% nga 3.1% që ishte vlerësimi i kaluar.
Ecuria pozitive sipas FMN do të vijojë edhe vitin e ardhshëm edhe pse në vlera të ulëta, pasi pritet që ekonomia të rritet me 3.4% në 2025-ën. Motorët kryesorë të rritjes ekonomike mbeten turizmi dhe ndërtimi, fakt ky i konfirmuar edhe nga INSTAT, ku rezultonte se ishin fushat me peshën më të madhe në rritjen ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit, kur PBB-ja u rrit me afro 4%.
Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga FMN, rritjen më të lartë thuhet se do e ketë Serbia për këtë vit me 3.9%, ndjekur nga Kosova me 3.8%, Mali i Zi me 3.7% më pas është Shqipëria, për të vijuar me Maqedoninë e Veriut me 2.2% dhe në fund Bosnjë Hercegovina me rritje vetëm 1.6%.
Ky parashikim i FMN është thuajse në të njëjtën linjë edhe me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore, në një raport për vendet e Ballkanit, ku thuhej se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% këtë vit, e ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi, ndërsa në vitin që vjen do arrij në 3.4%. Ndërsa qeveria pret që ekonomia të rritet në vlerat 3.8%-4%.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.9%
-
Trump
50.5%
-
S'kam mendim
2.6%
Vota total: 6422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26
-
Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet
2 Nëntor, 21:24
-
Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve
30 Tetor, 12:30
-
Vera ka mbaruar, por turistët e huaj s’i ndahen Shqipërisë! Britanikët lundrojnë në Vjosë me kanoe, Rama poston pamjet pikante (VIDEO)
29 Tetor, 08:39
-
Strategjia ‘Turizmi 2030’/ Punonjësit sezonal në turizëm, pagë edhe jashtë sezonit! Qëllimi, të mbahen të kualifikuarit
27 Tetor, 17:15
-
Sejko në Uashington, takim me shefin e FMN-së për Shqipërinë: Inflacioni është në nivelet më të ulëta
26 Tetor, 10:03
-
Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor
25 Tetor, 16:38
-
Strategjia 2024 – 2030 për sigurinë në punë/ Në fokus goditja e pagave në dorë! Në sitë ndërtimi, bujqësia e minierat
25 Tetor, 16:29
-
Kumbaro takim me ministrin e turizmit të Bullgarisë: Marrëveshje e përbashkët për të çuar përpara ekonomitë e dy vendeve
24 Tetor, 11:54
-
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një arratisje të minutës së fundit
23 Tetor, 07:26
-
Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë
21 Tetor, 15:30
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor, 14:09