FMN: Përparoni në reformat për PPP-të! Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3%

FMN: Përparoni në reformat për PPP-të! Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pohuar se plotësimi dhe publikimi i raporteve për PPP-të dhe koncesionet për vitet 2022 dhe 2023 janë të mirëpritura, ndërsa ka kërkuar përparim të mëtejshëm në reformat për PPP-të.

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.

Në fund të vizitës, Znj. Weber bëri me dije se përparimi konkret në rritjen e mbikëqyrjes së ndërmarrjeve shtetërore është vendimtar për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

“Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike dhe bëjmë thirrje për operacionalizimin e plotë të një kuadri të forcuar të menaxhimit të investimeve publike, si dhe përparim të mëtejshëm në reformat e partneritetit publik-privat (PPP). Në këtë drejtim, plotësimi dhe publikimi i raporteve për PPP-të dhe koncesionet për vitet 2022 dhe 2023 janë të mirëpritura dhe ne inkurajojmë publikimin në kohë të raporteve të ardhshme. Deklarata pilot e pavarur e Rreziqeve Fiskale është një hap kyç në forcimin e menaxhimit të rrezikut fiskal. Më tej, një përparim konkret në rritjen e mirëqeverisjes dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve shtetërore vazhdon të jetë vendimtar për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale”, njoftoi FMN.

Sipas FMN ekonomia pritet të ruajë vrullin e saj pozitiv këtë vit, ku një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të ulë rreziqet për ekonominë.

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 për qind në vitin 2023, kryesuar nga një konsum privat i qëndrueshëm, me forcim të konsiderueshëm të turizmit dhe ndërtimit. Performanca e sektorit fiskal dhe e sektorit të jashtëm ka tejkaluar pritjet, me suficit primar dhe deficit të llogarisë korente përkatësisht 0.7 për qind dhe 1 për qind të PBB-së. Presionet inflacioniste janë ulur dhe inflacioni shënoi vlerën 2.1 për qind në qershor, si pasojë e rënies së çmimeve të lëndëve të para. Ekonomia pritet të ruajë vrullin e saj pozitiv këtë vit, me një rritje të parashikuar në rreth 3¼ për qind. Inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3 për qind”, njoftoi FMN.

FMN ka mbështetur dhe, vendimin e fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit në kuadër të rritjes së fortë të kredisë.

 “Progresi në reformat financiare duhet të vazhdojë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator dhe thellimin e tregjeve financiare. Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit është i përshtatshëm dhe miratimi i një shtese të rrezikut sistemik mund të rrisë më tej qendrueshmërinë. Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jobanka, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar. Për më tepër, me mbi një dekadë të kaluar nga Vlerësimi i fundit i Stabilitetit të Sistemit Financiar (FSAP), ne inkurajojmë autoritetet të marrin në konsideratë një Program të ri të Vlerësimit të Sektorit Financiar. Në tërësi, ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar”, tha FMN.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori