FMN, rritja për Shqipërinë mbetet
2.1%, në 2015 parashikohet rritje

FMN, rritja për Shqipërinë mbetet<br />2.1%, në 2015 parashikohet rritje
STAMBOLL- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar sot në Stamboll “Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE. Ky raport bëhet për disa shtete.

Sipas raportit, rritja ekonomike për Shqipërisë për këtë vit (2014) do të mbetet në të njëjta shifra, 2.1 për qind, ndërsa përmirësime priten në 2015, ku rritja e ekonomisë parashikohet në 3.3 për qind. 

Ndërkohë që parashikimet e FMN-së japin të dhëna për rritje të borxhit të jashtëm ndërsa borxhi publik pritet të ulet nga 71.7 në 71.2 për 2015.

Borxhi i jashtëm shqiptar pritet të vijë në rritje, në 41.4% dhe 43.2% përkatësisht në 2014 dhe 2015, nga 397% në 2013-n. 

Rritja reale e konsumit privat pritet të kthehet në pozitive në 2014, në 0.5%, nga -2% në 2013-n.

Edhe rritja reale e kërkesës së brendshme parashikohet pozitive në 2.9% në 2014-n, nga -0.9% në 2013-n, për t’u zgjeruar ndjeshëm në 5% në 2015-n.

TË DHËNA PËR EKONOMINË SHQIPTARE

Treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare, sipas raportit të FMN-së për 2012; 2013; 2014; 2015;

Rritja reale e PBB-së (%) 1.3; 0.7; 2.1; 3.3
Rritja reale e kërkesës së brendshme (%) -3; -0.6; 2.9; 5
Rritja reale e eksporteve (%) -3.4; 3.6; 7.1; 7.1
Rritja reale e konsumit privat (%) -3; -2; 0.5; 4.1
Bilanci llogarisë korente (% ndaj PBB) -9.3; -9.1; -10.3; -12.4
Totali i borxhit të jashtëm ndaj PBB-së 37.9; 39.7; 41.4; 43.2
Borxhi publik ndaj PBB 62.4; 70.5; 71.7; 71.2
Balanca e përgjithshme e qeverisë (% PBB) -3.3; -6.2; -6.7; -6

RRITJE DHE RREZIQE

Raporti i përvitshëm i FMN-së, “CESEE” bëhet për: Shqipërinë, Bjellorusinë, Bosnja dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Kosovën, Letoninë, Lituaninë, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Rusinë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë, Turqinë dhe Ukrainën.
 
Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.
 
CESEE1 përjashtuar ekonomitë më të mëdha—Rusia dhe Turqia—parashikohet të rritet me 2.3% në 2014, duke shënuar një përshpejtim domethënës në raport me rimin prej 1.2% të vitit të kaluar.

Gjithsesi, thekson raporti, kushtet janë bërë më të luhatshme që nga mesi i vitit 2013. Përveç reduktimit të vazhdueshëm të fondeve më bankat e huaja, portofoli i flukseve drejt CESEE, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, u kthye në negativ në tremujorin tretë 2013, për herë të parë që nga 2009. Ndërsa ky fluks u rimëkëmb sërish në tremujorin e katërt 2013, presionet mund të rishfaqen, në rast se rreziku që vjen nga përshkallëzimi potencial i tensioneve gjeografike në rajon, do të nxisë më tej luhatshmërinë financiare. Në këtë drejtim mund të ndikojnë dhe rruga drejt normalizimit të politikës monetare në ekonomitë e avancuara dhe mundësia që eurozona të përballet me një rritje të dobët.

Ndryshe nga raporti i mëparshëm rajonal, publikuar në tetor të vitit të kaluar, FMN ka ulur dukshëm pritshmërinë për rritjen e borxhit të përgjithshëm publik në 71.2% të PBB-së në 2015, nga 71.7% në 2014-n, duke u renditur në 2015-n të dytët në rajon, pas Serbisë, që pritet ta ketë këtë tregues në 73.4%.
Në raportin e tetorit, FMN priste që në afatin e gjatë niveli i borxhit publik të kalonte 80% të PBB-së.

Burimi: FMN
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç