FNSH u fut në oborrin e Kuvendit, shefi i Gardës debate me vartësit: Nuk i kërkuam, pse i lejuat?! (VIDEO)

 

Debati mes shefit të Gardës dhe FNSH

Teksa opozita pretendon se një efektiv policie i FNSH ka nxjerrë armën për të kërcënuar deputetin Luan Baçi, ka ndodhur edhe një debat mes kreut të Gardës dhe atij të FNSH-së, pse Policia hyri brenda territorit të Parlamentit kur situata ishte nën kontroll.

Ermal Onuzi, shefi i Gardës debat me vartësit e tij dhe përfaqësuesit e FNSH-ve, pse u hap gardhi i sigurisë së Parlamentit. Madje ai i ka thënë pas debatit një prej vartësve që të largohej prej andej në nerva e sipër.

Sipas ligjit, Policia nuk lejohet në oborrin e Parlamentit, por nuk dihet se si kanë hyrë efektivët e FNSH me skafandra brenda oborrit, që solli edhe debatet e forta.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, raportoi se Garda nuk ka kërkuar ndërhyrjen e FNSH nga oborri i brendshëm. Këtë konflikt kishte edhe drejtori i Gardës me vartësit.


Lajmi kryesor:

Deputetët e PD sulmojnë efektivët e FNSH në Kuvend: Na drejtuan armën! Policia: S'është e vërtetë, kishin spraj! JA ME VIDEO ÇFARË KA NDODHUR


A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për fshehje të pasurisë, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në 80 orë punë në komunitet

Akuzohet për fshehje të pasurisë, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në 80 orë punë në komunitet