Fokaçe me ullinj, qepë, domate dhe rozmarinë
Përbërësit:
- 550 gr miell
- 2 lç kripë
- 400 ml ujë i ngrohtë
- 1 lgj sheqer
- 2 lç maja birre
- Vaj ulliri
- Domate
- Qepë
- Ullinj
- Rozmarinë
Përgatitja:
Zëmë brumin duke vendosur në një tas majanë e thatë, sheqerin, pak ujë dhe 2 lugë miell. E lëmë majanë të aktivizohet. Në një tas tjetër vendosim miellin me kripë dhe ujë të ngrohtë. Shtojmë majanë e aktivizuar dhe e lëmë brumin për 1 orë të vijë. Më pas e punojmë sërish brumin duke shtuar vaj dhe duke e masazhuar në tepsi për t'i dhënë formën e saj. Vendosim sipër fokaçes qepë, domate, ullinj dhe rozmarinë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa të piqet plotësisht.