FOKUS – Agjencitë e huaja të lajmeve i kushtojnë vëmendje hapjes së Bunk’Art të dikataturës

TIRANË - Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, u hap dje tuneli antibërthamor i komunizmit, por këtë radhë i shëndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur "BUNK'ART".
Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art.
Hapja e bunkerit antibërthamor të periudhës së diktaturës mori një vëmendje të gjerë nga agjencitë e njohura të lajmeve:
AFP - Bunkeri antibërthamor i ish-diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, ndërtuar në fshehtësi të plotë në kohën e Luftës së Ftohtë në thellësitë e një mali në afërsi të Tiranës, u hap dje për publikun, 24 vjet pas rënies së komunizmit.
BBC - Bunkeri më i madh sekret që regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi në vitet 1970 për t'i shpëtuar një bombe bërthamore u hap dje për herë të parë për publikun.
UPI - Një bunker antibërthamor pranë Tiranës, që u mbyll për publikun që prej krijimit në vitin 1978 dhe u hap dje për publikun për herë të parë.
BUSINES INSIDER - Bunkeri më sekret në Shqipëri u hap dje për publikun, dhjetëra vite pas ndërtimit nga regjimi komunist. Gjatë sundimit 40-vjeçar të diaktorit Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga shtetet më të izoluara të botës, pas një frike rreth një sulmi të mundshëm perëndimor.
SKY NEWS - Shqipëria hap bunkerin sekret. Kompleksi nëntokësor 5 katësh, është ndërtuar nga diktatori Enver Hoxha pranë kryeqytetit, gjatë viteve 1970 me qëllim që populli shqiptar të gjendej i përgatitur nga një sulm i mundshëm i imperialistëve amerikan ose imperialistëve sovjetikë.
JAPAN TIMES - Bunkeri gjigantesk i regjimit komunist në Shqipëri, ndërtuar dekada më parë për t'i shpëtuar një sulmi bërthamor nga Bashkimi Sovjetik apo SHBA-ja u hap për publikun për herë të parë.
Jehona për hapjen e këtij bunkeri gjigand është pasqyruar dhe në media dhe agjenci të tjera si Miami Herald, Bankok Post./ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë