/ATSH-ANA-MPA/ - Në ristartimin e marrëdhënieve greko-ruse, në dobi të të dy popujve, por edhe të sigurisë dhe të stabilitetit në rajon, u përqëndrua kryeministri grek Aleksis Cipras në takimin kokë më kokë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Kremlin.
Në përshëndetjen e tij të shkurtër, Putin vuri në dukje se Rusia ishte partneri kryesor tregtar i Greqisë.
"Në 2013 volumi i shkëmbimeve është dyfishuar. Mirëpo vjet kishin një rënie në masën 40 për qind. Duhet të diskutojmë dhe të shohim çfarë do të bëjmë që t'i avancojmë sërish marrëdhëniet", deklaroi Putin.
Ndërkohë, kryeministri Cipras shprehu emocionet që e kishin shoqëruar gjatë vendosjes së një kurore në monumentin e Ushtarit të Panjohur duke u bërë homazh miliona njerëz të thjeshtë që kishin dhënë jetën e tyre për fitoren e madhe antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.
"Në varësi të numrit të popullsisë, Greqia ka numrin më të madh të viktimave", deklaroi Cipras.
"Ekzistojnë marrëdhëni të thella dhe diakronike që lidhin dy popujt tanë edhe për shkak të luftërave të përbashkëta, edhe për shkak të traditës së përbashkët fetare dhe kjo marrëdhënie e ruajt me ndjenja miqësie te të dy popujt", shtoi ai.
"Qëllimi i pranisë time këtu është që të ristartojmë marrëdhëniet greko-ruse në dobi të të dy popujve, por edhe në dobi të sigurisë e të stabilitetit më gjerë në rajon", theksoi Cipras.
Pas bisedimeve me presidentin Putin pritet nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve, mes të cilave edhe programi i përbashkët i aksionit për dyvjeçarin e ardhshëm (program që nuk ishte rinovuar që prej vitit 2012), rezoluta për 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin si dhe programi i bashkëpunimit për vitin kushtuar Greqisë dhe Rusisë, në 2016.
Delegacioni grek, që përbëhet gjithasahtu nga ministri i Jashtëm, Nikos Koxias, ministri i Riorganizimit Produktiv Panajotis Lafazanis, ministrja alternate e Financave, Nadia Valavani dhe zëdhënësi i qeverisë Gavril Sakelaridis, do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Dmitri Medvedev, partiarkun e Moskës Kiril, dhe presidentin e Dumës, Sergei Narishkin.
Sipas zëdhënësit të presidentit Putin, Dmitri Peshkov, ndërmjet çështjeve që do të preken gjithsesi gjatë bisedimeve dypalëshe është edhe heqja e embargos në importimin e produkteve bujqësore greke./
/Shqiptarja.com