‘Fokusi te arsimi është jetik’, Rama: Ka filluar luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, foli për nevojën për të frenuar largimin e kapitalit njerëzor në arsim. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mundet që mos të reagojmë për të mbrojtur kapitalin tonë njerëz dhe të fuqizojmë me sa mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor.

‘Ne do bëjmë gjithçka të mundemi që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithë anshme për shkollën dhe mësuesit. Është një kohë ku ka filluar një luftë pa armë por shumë e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet më të zhvilluara të cilat sot për përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, janë investuar për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët ku të munden e sa të munden. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin e vendeve si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre është shumë më e fortë se oferta jonë. Por ne nuk mundet dot që të mos reagojmë për të mbrojtur kapitalin tonë njerëzor dhe të fuqizojmë sa të mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Në një kohë shumë të largët mund të gjendemi përballë një situate të pamundur.

Pagat do të rriten dhe ndërkohë që ne jemi në kushtet kur mund ta vëmë shumë më tepër se dje potencialin e vendit tonë në dispozicion të familjeve shqiptare, përballemi me nevojën se çlirimi i këtij potenciali vë para të gjithëve ne nevojën për kapital njerëzor, për forca pune në të gjitha nivelet. Ky është një moment që kërkon shumë zgjidhje në të gjitha drejtimet. Fokusi tek arsimi është jetik.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro! Reformojmë sistemin, do paguhen sipas meritës


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë