Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me të rinjtë e Forumit Rinor të PD.
Një ndër folësit, pas fjalimit të Berishës ishte dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit, i cili pati kritika për kreun e PD.
Olldashi u shpreh se foltoret që zhvillohen çdo të hënë përpara Kryeministrisë, nuk kanë pjesëmarrje dhe se në to po flasin njerëz të padenjë.
Sipas tij, po dëmtohet imazhi i PD.
“Para se të jap një sugjerim të vogël, doktor unë mendoj se partia jonë ka shumë probleme. Mendoj që shumë mirë të bënim një takim pa kamera, me dyer të mbyllura, midis forumit dhe jush, sepse jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe nuk fliten në sytë e botës. Gjithsesi po prek një problem që është shumë evident e po jap një sugjerim timin që ndoshta mund t'iu pëlqejë ose jo. Çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë që të themi të drejtën, pjesëmarrja nuk është shumë e kënaqshme
Problemi nuk është te mos pasja e mundësisë, apo pasja e frikës siç thotë dikush, që nuk vijnë njerëzit. Njerëzit nuk duan të vijnë të hënave, kur bëjmë protesta kombëtare, sheshi mbushet plot, problemi qëndron te Foltorja. Mendimi im është që shumë nga folësit që dalin aty nuk janë të denjë për të na përfaqësuar. Në momentin që dikush merr atë foltore, nuk përfaqëson më veten e tij, por përfaqëson të gjithë demokratët. Nuk di kush i zgjedh, por folësit që dalin aty po bëjnë faj ndaj nesh, jo thjesht gabim, njerëz që flasin kuturu, disa edhe tapë, na dëmton të gjithëve sidomos ne të rinjve. Dëmtimi i imazhit të PD në publik na dëmton më shumë ne së ju doktor.
Çdo të hënë të bëjmë një foltore specifike, pra, një të hënë për arsimin, një për mjekësinë, bujqësinë, naftëtarët. Problemet në Shqipëri janë pa fund. Na duhen ekspertë që kur njerëzit të na ndjekin të hënën të na dëgjojnë me vëmendje e të mos shohin fytyra që na bëjmë të qeshim”, tha ai.
Kryedemokrati Sali Berisha u përball me kritika në foltoren e radhës me të rinjtë e Forumit Rinor të PD.
Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari i tha Berishës Foltoret para Kryeministrisë nuk e mundin kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij, lidershipi i PD duhet të bëjë më shumë.
“Unë i qëndroj asaj që tha Glauku, që problemet tona të mëdha nuk duhet të diskutohen me kamera dhe live. Do të jemi shumë diskretë, kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD që në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, dalin me mesazhe në mediat kombëtare të vendit, nuk është e shëndetshme për një forcë politikë. Kjo nuk është normale. Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që kanë përgjegjësi në supe, na përfaqësojnë ne. Mendoj që këto foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme, duhet që çdo deputet i PD të dalë në zonë, të takojë qytetarët. Nuk mundemi ne këtë propagandë ta luftojmë, duhet të bëjmë të gjithë pak më tepër.", theksoi ai.
Komente











Un mendoj qe ne vend ti kerkosh gjera partie ti thuash ne sy" Pse ma vrave babane? Dhe te marresh hak ta vrasesh dhe ti
Përgjigju