Fondet nga KQZ, e majta
merr 4-fishin e së djathtës
Grupimi i partive në koalicione ka ndikuar drejtpërdrejt në sasinë e fondeve që dy kampet kanë marrë nga buxheti i shtetit si paradhënie për shpenzimet elektorale për zgjedhjet vendore.
TIRANE- Grupimi i partive në koalicione ka ndikuar drejtpërdrejt në sasinë e fondeve që dy kampet kanë marrë nga buxheti i shtetit si paradhënie për shpenzimet elektorale për zgjedhjet vendore. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve marrë këtë muaj, janë 61 parti të cilat janë financuar, nga të cilat 15 janë të koalicionit të majtë, 39 të djathtë dhe 7 të tjera të pavarura. Koalicioni i mazhorancës i zgjeruar në numër partish pjesëmarrëse, ka marrë më shumw se 4 fishin e partive të koalicionit opozitar.
Konkretisht, koalicioni i majtë ka marrë 47,540,448 lekë, ndërsa i djathti ka marrë 13,503,609 lekë. Partitë jashtë koalicionit, si PDBDNJ, PSD, PKD, etj, kanë marrë gjithsej 39’55’943 lekë. Gjithsej, me vendim të kuvendit janë vënë në dispozicion të partive 65 milionë lekë të reja.
Ato i marrin këto parti si paradhënie dhe në fund të zgjedhjeve, do t’i nënshtrohen auditimi nga
KQZ-ja për të justifikuar se për çfarë i kanë harxhuar këto para. Një e treta e këtyre fondeve ka shkuar për partitë jashtë parlamentare dhe gati 2/3 e tyre për partitë parlamentare. Praktikisht 44,353,728 lekë shkojnë për 6 partitë parlamentare, ndërsa 20,646,272 lekë shkojnë për 55 të tjera jo parlamentare. Këto janë fondet që partitë politike marrin nga buxheti i shtetit.
Fondet e tjeraPërveç 65 milionë lekë të vjetra që partive u ka dhënë shteti për këto zgjedhje, ato kanë dhe burime të tjera të lejuara me ligj nga të cilat mund të fitojnë të ardhura. Këto burime duhet të jenë gjithmonë transparente, por për partitë shqiptare kjo duket një praktikë e largët për t’u arritur. Burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë: fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore;të ardhurat e vetë subjektit zgjedhor të krijuara sipas ligjit; dhuratat në vlerë monetare, natyrë ose shërbime të dhëna; kreditë e marra nga partitë politike sipas ligjit.
Fondi i përcaktuar me vendim të Kuvendit u ndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore me 95 për qind e fondit i shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, të cilat kanë përfituar jo më pak se 0,5 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet paraardhëse, ndërsa 5 për qind e fondit i shpërndahet partive politike që janë regjistruar si subjekte zgjedhore. Subjektet zgjedhore mund të marrin fonde, për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore, vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime.
Kodi Zgjedhor ndalon dhënien e fondeve nga një person juridik apo çdo aksionar i tij, nëse ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 2 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë; ushtron veprimtari në fushën e medies; ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme apo ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Qershor 2015Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11