Fondi Social, Manastirliu: Financim shërbimeve në çdo bashki

“Me buxhetin e shtetit do të financohet ngritja dhe zgjerimi i shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe të gjithë kategoritë në nevojë, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm i ri financiar që garanton shërbimet sociale në çdo bashki”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në një qendër sociale që mbështet viktimat e trafikimit dhe të dhunës, ku lajmëroi vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, për Fondin Social.

Fondi Social është mekanizmi finaciar që tashmë është miratuar nga Këshilli i Ministrave, për t’u vendosur në funksion të të gjithë bashkive, nëpërmjet planeve sociale që ato do të miratojnë, për të ndërtuar dhe ngritur shërbimet sociale në territor, për të gjithë grupet në nevojë”, - tha Manastirliu. 

Prej të paktën 15 vitesh, krijimi i Fondit Social ka qenë kërkesë e vazhdueshme për ofrimin e shërbime sociale në territor. Shërbimet komunitare të ngritura në vite nga bashkitë e vendit kanë qenë të fragmetarizuara dhe jo të shpërndara drejt gjeografikisht. Nga analiza e fundit e bërë, rezulton se në disa bashki nuk ofrohet ende asnjë shërbim social në territorin e tyre. 

Vendimi i fundit i qeverisë parashikon metodologjinë e re të financimit të shërbimeve sociale në territor nga buxheti i shtetit, procedurat dhe kriteret se si do të përllogariten fondet e nevojshme që bëjnë realitet këto shërbime, kudo ku ka nevojë për to. Kriteri kryesor është nevoja reale për këto shërbime, aty ku sot mungojnë, ose janë të pakta.

“Metodologjia e financimit që Këshilli i Ministrave ka miratuar do të bëjë të mundur që çdo bashki të ngrejë shërbime sociale në territor për grupe në nevojë dhe të financojë jo vetëm këtë vit, por në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar në vitin e parë me 90 % të financimit, vitin e dytë 60 % të financimit, vitin e tretë 30% të financimit, në mënyrë që të rritet angazhimi i strukturave vendore për financimin e këtyre shërbimeve”, tha Manastirliu.

Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror; planifikimin e krijimin e shërbimeve të reja të munguara, si dhe zhvillimin e politikave sociale në nivel qendror dhe vendor. Një mekanizëm i tillë mundëson financimin në të gjithë territorin, duke balancuar edhe shpërndarjen e tij sipas nevojave në nivel lokal. Ky model është në përputhje me frymën e ligjit shqiptar për shërbimet sociale, që përcakton se “shpërndarja e financimit duhet kryer bazuar në kriterin e nevojës më të madhe dhe prioriteteve të çdo njësie të qeverisjes vendore”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s