Forca e miqësisë/ Historia e dy shoqeve që u njohën në Jetimoren e Sarandës dhe nuk u ndanë më kurrë: E vetmja dashuri që kemi njohur në jetë ka qenë shoqëria…( VIDEO)

Forca e miqësisë/ Historia e dy shoqeve që u njohën në Jetimoren e Sarandës dhe nuk u ndanë më kurrë:  E vetmja dashuri që kemi njohur në jetë ka qenë shoqëria…( VIDEO)

TIRANË- Në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ treguam sot një histori njerëzore, të mbushur me forcë, trishtim por edhe shumë dashuri. Kjo është historia e dy shoqeve, të cilat u njohën në Jetimoren e Sarandës dhe e vazhduan miqësinë e tyre edhe jashtë saj, duke mos u ndarë kurrë. Merita Bozo dhe Lindita Sharra janë dy zonjat që treguan historinë e tyre të miqësisë, rritjen në shtëpinë  e fëmijës, vështirësitë që përjetuan gjatë fëmijërisë, mungesën e prindërve që i përndoqi gjatë gjithë jetës dhe forcën e miqësisë:

‘’ Unë e kam njohur Lindën pas shkollës së mesme se i ndodhi një fatkeqësi u sëmur tek spitali dhe unë I kam ndejtur shumë pranë, i  kam dhënë kurajo dhe nha 90’ e këtej unë kam ruajtur shoqërinë. edhe kur ishim të vogla por ishim larg dhe tani kemi 30 vjet që nuk shkëputemi nga njëra-tjetra” tha Merita Bozo, njëra nga dy shoqet.

Ndërsa të pyetura për kujtimet që kanë nga jetimorja, kujtimet e miqësisë dhe forcën që I ka dhënë kjo për të vazhduar jetën, ato u shprehën se ishte e vetmja dashuri që njohën në jetë:

“ Për mua ka qenë shumë e vështirë, se kuptoj të mos kesh prindërit afër dhe të rritesh në një familje të madhe sic kemi qenë me motra dhe vëllezër sepse kështu I themi, na ka munguar ajo dashuria e prindërve por nuk n aka munguar dashuria e edukatorëve, të shoqeve tona, që kemi qënë aty të gjithë bashkë. Por ëshët e vështirë të rritesh në një ambient  vërtet edukatoret na kanë edukuar, na kanë mësuar për gjithcka por prania e prindërit ka qenë mungesë e madhe për ne sepse nuk kemi njohur dashurinë, skemi njohur asgjë. E vetmja dashuri ka qenë shoqëria dhe edukatorët’’

Kalvari i vuajtjeve i ka përndjekur gjithmonë, duke e privuar edhe nga krijimi i familjes:

“ Fatkeqësisht jo, nuk kam krijuar familje sepse edhe opinion ka qenë shumë i keq atëherë dhe nëse unë kam patur mundësinë të krijojë një familje në momentin që merret vesh që isha rritur jetime cdo gjë mbaronte’’ u shpreh znj. Linidita.

‘’ Edhe unë si puna Linditës, opinioni, raste kam pasur shumë po sa e mernin vesh iknin dhe na shanin. Sot do kisha familjen time, më mungon, mirë prindërit që më lanë rrugëve, s’më dhanë as edukat, asgjë’’ përfundoi znj.Merita për historinë e jetës së saj.V

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!