SIRI- Nga Britania e Madhe njoftohet se forca speciale të këtij vendi janë vendosur në territoret e Kalifatit Islamik, me objektivin e qartë: Shpëtimin me çdo kusht të pengut britanik Alan Henning.
 
Alan Henning, 47 vjeç, ish-taksist nga Manchesteri është nisur kohë më parë drejt Sirisë për të dhënë ndihmë në shpërndarjen e ndihmave humanitare. Pikërisht në Siri u zu rob nga militantët islamik të ISIS.
 
Gjendja e Henning është tepër delikate pasi është deklaruar si viktima e rradhës e “xhihadistit Xhon” (Xhelati i shumëpërfolur britanik që ka vrarë më parë, me prerje koke, dy gazetarët amerikane dhe britanikun David Haines).
 
Gjithashtu, Henning, baba i dy fëmijëve, dyshohet të mbahet peng, sëbashku me 24 pengje të tjerë nga perëndimi, nëpër tunlet nëntokësore të qytetit Raqqa në Siri. Në këtë bastion më të ri të xhihadistëve të ISIS shumica e pengjeve janë gazetarë, punonjës humanitarë dhe dezertor po nga rradhët e militantëve.
 
Ndërsa Daily Mirror raporton se Franca, Spanja dhe Italia kanë paguar rreth 45 milionë sterlina për të liruar pengjet e vendeve të tyre, lindin dyshime mbi arsyet e vërteta të këtyre ekzekutimeve “on video”. Kërkohet tërheqja e aleatëve nga territoret e ISIS apo thjesht bëhet presion gjakatar me arsyen e thjeshtë financimin e Kalifatit?
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)