Një anije mallrash është kapur ditën e sotme nga forcat Iraniane në ujërat e Gjirit Persik.
Lajmi është raportuar fillimisht nga televizioni saudit Al Arabia, sipas të cilit forcat iraniane kanë hapur zjarr në drejtim të anijes duke e detyruar atë të ndalet në portin Iranian të Bandar Abbas.
Një zyrtar i Pentagonit pohoi lajmin duke deklaruar se forcat iraniane kishin hipur mbi bordin e anijes pasi përmes patrullave detare e kishin sulmuar atë.
Por zyrtari, në kundërshtim me atë që raporton televizioni Al Arabia, deklaron se në bordin e anijes nuk kishte shtetas amerikanë. Më parë Al Arabia kishte bërë me dije se në bord ishin 34 lundërtarë amerikanë.
Shtetësia e personave që gjendeshin në bord ende nuk është e qartë.
Mësohet se forcat iraniane e kanë ndaluar anijen me pretekstin e “Hyrjes pa leje në hapësirën ujore të Iranit”
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com