Forcat Operacionale të Burgjeve zbarkuan në Burgun e Peqinit, duke zhvilluar një në të gjitha ambientet e institucionit. Gjatë kontrollit u përdorën mjete të avancuara, si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen antidrogë dhe skanerë, ndërsa verifikimet përfshinë çdo hapësirë, nga sektorët e banimit, te ambientet e takimeve, palestrat, biblioteka, e deri te regjimi i posaçëm “41-bis”.
Janë gjetur dhjetëra mjete prerëse dhe një sasi droge. Po ashtu, janë gjetur qarqe të modifikuara që dyshohet se përdoreshin për komunikim.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë.
Aksioni u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, ndërsa në terren u angazhuan forcat operacionale dhe speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të mbështetura nga efektivë të disa Burgjeve në vend. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë rreth 20 furgona të Drejtorisë së Burgjeve që largohen në autokolonë.
Njoftimi i Burgjeve
Në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Adriatik Kupi dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, u zhvillua një kontroll i gjerë për sende të ndaluara.
Kontrolli u ushtrua nga forcat operacionale dhe speciale të DPB, të mbështetura nga forcat e sigurisë së IEVP-ve Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Rrogozhinë, Elbasan, Jordan Misja, Shkodër, Burrel, Fushë-Krujë dhe Durrës.
Gjatë operacionit u përdorën mjete të avancuara si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen anti-drogë dhe skanerë.
Kontrolli përfshiu të gjitha ambientet: sektorët e banimit, godinat e takimeve dhe të punës, bibliotekën, palestrën, ambientet e observimit, regjimin “41-bis”, ambientet e ajrimit, godinat përreth dhe brezin e butë të sigurisë.
Gjatë kontrollit u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë sende të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të tjera të palejuara dhe qarqe të modifikuara elektrike. Në një rast u evidentua një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare.
Këto kontrolle nuk do të jenë raste të veçanta, por standard i punës së përditshme…
Lajmi në përditësim....
Komente











