TIRANE- Forcimi i luftës antitrafik dhe rritja e kapaciteteve të institucioneve shtetërore janë diskutuar në një tryezë të përbashkët me prefektët e Durrësit, Shkodrës, Lezhës e Kukësit, si dhe Zyrës Kombëtare antitrafik, ku pjesëmarrës ka qenë zv.Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea dhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
“Marrja pjesë e partnerëve dhe aktorëve kryesorë në këtë konferencë tregon se trafikimit të personave vazhdon t’i jepet një përgjigje serioze dhe profesionale, por më së shumti një reagim i përbashkët, bazuar në një frymë bashkëpunimi në të gjitha nivelet, e në veçanti në nivel vendor, atje ku ndodh edhe vetë fenomeni. Ky projekt ka qasjen të rrisë bashkëpunimin ndërmjet Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, Komiteteve Rajonale Antitrafik të Qarqeve Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Shërbimit Social Shtetëror dhe shoqërisë civile etj. për të adresuar sfidat në sistemin e identifikimit, referimit dhe integrimit të viktimave të trafikimit.
Ndërtimi dhe rikonstruktimi i dhomave të intervistimit në pikat kufitare do të krijojë kushte të favorshme dhe miqësore në mënyrë që viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit të ndihen të mbrojtura dhe të sigurta deri në finalizimin e procesit të intervistimit dhe referimit. Ngritja e Komitetit Drejtues, i cili do të monitorojë zbatimin e përgjegjësive të Komiteteve Rajonal Antitrafik është një risi dhe do t’i shndërrojë këto Komitete Rajonale në bërthamën e konceptimit dhe veprimit antitrafik duke hartuar plane veprimi, bazuar në një vlerësim paraprak të nevojave dhe specifikave të qarkut”, është shprehur Gjebrea gjatë takimit.
Ndërsa nga përfaqësuesit e pushtetit lokal janë prezantuar një sërë nismash, si dhe janë nxjerrë në pah vështirësitë që hasen me personat e trafikuar, si dhe me identifikimin e rasteve për parandalimin e tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com