LOS ANGELES - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën me këmbën e mbarë Botërorin e shtëpisë në Grupin D, kjo pasi mposhtën 4-1 Paraguain në 'SoFi Stadium' mëngjesin e kësaj të shtune me orën shqiptare.

Përpara fillimit të ndeshjes ishte rezervuar ceremonia e hapjes në eventit në tokën e SHBA-së, ceremonia e tretë kjo pas atyre në Meksikë dhe Kanada, me tre shtetet që janë bashkorganizatore të këtij turneu. Në spektaklin e muzikës, kërcimit dhe ngjyrave performuan emra si ylli i popit Katy Perry, ylli global i K-pop-it LISA, artistja nigeriane e Afrobeats, Rema, artistja braziliane e pop-it, Anitta dhe artisti i hip-hop-it, Future.

Në stadium mungoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, por numri një i Shtëpisë së Bardhë u kujdes që të motivonte lojtarët duke i telefonuar përpara sfidës. Kamerat në stadium fokusuan disa yje të Hollywoodit dhe biznesmenë të famshëm.

NDESHJA - Që në sekondat e para miqtë e trajnerit Gustavo Alfaro ngacmuan portën e Freese, por pa sukses. SHBA-ja reagoi dhe u përgjigj me një aksion të shpejtë në minutën e shtatë, duke detyruar Bobadillan që të shënonte në portën e tij për festën e vendasve. Ky ishte autogoli i parë në këtë Botëror.

Në minutën e 28-të Balogun shënoi golin e dytë për SHBA-në, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Tre minuta më vonë Folarin Balogun përfitoi nga një asist i Pulisic dhe shënoi golin e qetësisë për djemtë e Mauricio Pochettinos. Në shtesën e pestë të pjesës së parë, Balogun bëri heroin dhe shënoi golin e tretë për SHBA-në.

Fraksioni i dytë ishte më i qetë, me SHBA-në që administroi lojën. Në minutën e 73-të Mauricio shkurtoi shifrat për 3-1, por ekipi nga Amerika Latine nuk e kishte forcën për të rihapur ndeshjen. Në shtesën e tetë të ndeshjes, Reyna shënoi edhe golin e katërt për SHBA-në duke 'vulosur' tri pikët.

Në dhjetë takimet mes tyre në histori, kjo ishte përballja e dytë në Kupën e Botës. SHBA-ja dhe Paraguai ndesheshin më 17 korrik 1930, pra 94 vite përpara në Botërorin e Uruguait, i pari në histori, aty ku SHBA-ja fitonte 3-0, me këta të fundit që në atë turne u renditën të tretët në botë.

Pas rezultatit të sotëm, SHBA-ja me tre pikë merr kreun e Grupit D, ndërsa Turqia dhe Australia ndeshen mes tyre nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

Formacionet zyrtare:

SHBA (4-2-3-1): Freese; Richards, Robinson, Ream, Freeman; Adams, Tillman; Dest, McKennie, Pulisic; Balogun Trajner: Mauricio Pochettino

Paraguai (4-4-2): Gill; Alderete, Caceres, Alonso, G. Gomez; D. Gomez, Almiron, Cubas, Bobadilla; Sanabria, Enciso Trajner: Gustavo Alfaro

Renditja e Grupit D:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:33
VIDEO/ Yjet e muzikës i japin jetë Botërorit në SHBA, Katy Perry dhe LISA performojnë në ceremoninë hapëse me stadiumin gjysmë të zbrazur

Ceremonia e fundit hapëse nga tre të tillat në Kupën e Botës, u mbajt në 'SoFi Stadium' përpara ndeshjes mes SHBA-së dhe Paraguait në Los Angeles. Në të performuan ylli i popit Katy Perry, ylli global i K-pop-it LISA, artistja nigeriane e Afrobeats, Rema, artistja braziliane e pop-it Anitta dhe artisti i hip-hop-it, Future.

Muzikë, ngjyra, koreografi dhe një atmosferë që solli shumë ritme nga vende të ndryshme u panë në fushën e stadiumit pak para nisjes së ndeshjes. Megjjithatë shkallët e stadiumit nuk ishin të mbushura për këtë ceremoni, paçka se biletat janë të shitura.

Pas ceremonisë hapëse në Meksikë dhe Kanada, edhe SHBA-ja kishte radhën e saj.

Ora 02:15
VIDEO/ Donald Trump mungon në ndeshjen hapëse të Botërorit, telefonon kombëtaren e SHBA-së: Keni shanse reale të shkoni deri në fund

1781309781_donaldtrump.jpg

Presidenti i SHBA-së nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse kundër Paraguait.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një telefonatë me ekipin kombëtar të futbollit të SHBA-ve vetëm pak orë para ndeshjes së parë në Kupën e Botës kundër Paraguait.

Videoja përkatëse u publikua nga Federata Amerikane e Futbollit në rrjetet sociale, duke dokumentuar mesazhin mbështetës të presidentit amerikan drejtuar trajnerit të kombëtares, Mauricio Pochettino dhe lojtarëve.

Telefonata e shkurtër u zhvillua të premten me orën shqiptare, ku Donald Trump iu drejtua personalisht Mauricio Pochettinos, duke shprehur vlerësimin për punën e tij dhe potencialin e ekipit.

“Po ju telefonoj vetëm për t’ju thënë se jeni një njeri fantastik, një trajner i madh”, u shpreh presidenti i SHBA-ve.

Ai gjithashtu shprehu bindjen se kombëtarja ka talentin e nevojshëm për të bërë një rrugëtim të suksesshëm në turne.

“Ju keni shanse reale për të arritur deri në fund”, theksoi ai, duke nënvizuar se vlerëson shumë cilësinë e skuadrës.

Trump i uroi gjithashtu suksese ekipit para fillimit të ndeshjeve në turne dhe tha se synon ta ndjekë kompeticionin në tërësi. Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara, ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse të SHBA-ve në Los Anxhelos kundër Paraguait.

Rikthimi i Kupës së Botës në SHBA

Ky turne shënon rikthimin e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë që nga viti 1994. Këtë herë kompeticioni zhvillohet me 48 skuadra dhe organizohet bashkërisht nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

Pavarësisht rritjes së madhe të futbollit në vend vitet e fundit, kombëtarja e meshkujve e SHBA-ve nuk ka arritur historikisht të ketë suksese të mëdha në Kupën e Botës.

Ndërkohë, kombëtarja e femrave është një nga ekipet më të suksesshme në historinë e sportit, me katër tituj botërorë të fituar.