Historia e Europës është Real Madrid! ‘Galaktikët’ mposhtin në finale Liverpool-in, marrin Champions-in e 14

Real Madrid është futbolli i Europës. ‘Galaktikët’ kanë bërë të tyrin për herë të 14 trofeun e Champions League, pasi në finalen e Parisit kanë mposhtur 1-0 Liverpool-in. Për spanjollët heroi ishte braziliani Vinicius Junior që realizoi golin historik në minutën e 59 pavarësisht se anglezët patën rastet më të rrëzikshme si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Për rrjedhojë jo vetëm që nuk u hakmorrën për finalen e 2018, por u bënë edhe skuadra që ka humbur 4 herë finalen e Champions League. Vetëm Juventusi ka më shumë, 5 të tilla.

Një mbrëmje që i shënoi jetën ishte edhe për trajnerin Carlo Ancelotti. Italiani është i vetmi i këtij sporti që e fiton këtë kompeticion katër herë. Dy me Milanin dhe dy herë të tjera me Real Madrid. Për rekorde është edhe Karim Benzema, sulmuesi francez që e fiton për herë të pestë këtë kompeticion. Padiskutim që këto shifra nuk do ishin arritur pa meritën e jashtëzakonshme të portierit Tibo Courtuis, i cili u shpall nga UEFA edhe si lojtari më i mirë i finales.

Nëse në aspektin sportiv ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme e njëjta nuk mund të thuhet për organizimin. Finalja e Champions League në Francë nisi me 36 minuta vonesë për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët, të cilët tentuan të futeshin pa biletë në ‘Stade de Francë’. Me ndërhyrjen e policisë ky incident mbeti me kaq, por la në një shije të hidhur te UEFA.

Formacionet zyrtare të skuadrave, Liverpool: Alison, Aleksander-Arnold, Konate, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Henderson, Tiago Alkantara, Diaz, Salah, Mane.

Ndërkohë trajneri i Real Madrid ka zgjedhur: Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Mendi; Modriç, Kasemiro, Kros; Valverde, Benzema, Vinicius.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:33
‘Galaktikët’ pushtojnë sërish Europën, Reali kampion i Champions League për herë të 14

90+5’ Real Madrid është shpallur kampion i Champions League për herë të 14. Në finalen e Parisit ‘galaktikët’ fitojnë 1-0 falë golit të Vinicius.

Ora 22:57
Gol në finalen e Parisit! Vinicius prish ekuilibrat, kalon në avantazh Realin kundër Liverpool

59’ Real Madrid kalon në avantazh në finale. Kundër Liverpool zhbllokoi braziliani Vinicius Junior pas një topi të dhënë nga Valverde.

Ora 22:42
Nis pjesa e dytë në finalen e Parisit, Liverpol dhe Real Madrid në kërkim të golit të avantazhit

46’ Ka nisur pjesa e dytë e finales së Champions League. Nëse nuk do ketë gola atëherë ndeshja do i drejtohet shtesës.

Ora 22:27
Liverpool godet shtyllën dhe Realit i anulohet goli, por pjesa e parë në Paris nuk ka fitues

 

45+3’ Mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë e finales së Champions League. Vlen për t’u theksuar një shtyllë e goditur nga Mane për Liverpool-in dhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje nga Real Madrid.

Ora 21:37
Merr fund makthi me tifozët, nis pas 3 shtyerjeve të orarit finalja e Champions League

1’ Ka nisur në orën 21:36 finalja e Champions League pas 3 shtyerjeve si pasojë e trazirave të krijuar nga tifozët.

Ora 21:14
Finalja e Champions League nuk nis as në orën 21:15, shtyhet sërish për shkak të tifozëve

 

Finalja e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid nuk do nisë as në orën 21:15. Tani për tani është vendosur që arbitri të vërshëllej në orën 21:30 pas kaosit të shkaktuar në portat hyrëse të stadiumit ‘Stade de France’.

Janë kryesisht tifozët e Liverpool që kanë shkatuar kaos, pasi kanë kapërcyer rrethimin dhe janë future pa bileta në stadium. Ndërkohë për pasojë të rrëmujave shumë të tjerë ende nuk janë futur, duke shkaktuar një rradhë të gjatë.

Ora 21:06
Trazirat në hyrje të stadiumit, shtyhet me 15 minuta finalja e Champions League (VIDEO)

 

Finalja e Champions League është shtyre më 15 minuta. Edhe pse ishte parashikuar të niste në orën 21:00 ajo do fillojë në orën 21:15 për shkak se jo të gjithë tifozët kanë mundur të futen në stadium si rrjedhojë e kaosit të shkatuar në portat hyrëse.

Ora 20:09
Liverpool bëhet vonë për finalen e Champions League! Lojtarët i presin në fushë, autobusi shfaqet në trafik

Një situatë e pazakontë për një finale të Champions League është shënuar në Paris. Autobusi i një prej skuadrave finalist, Liverpool-it, ka ngecur në trafik dhe ka shkuar në stadiumin ‘Stade de France’ me vonesë.

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytet, ndërsa bëri jo pak habi situata e kamerave që tregonte Real Madrid teksa zbriste në fushë dhe autobusi i Liverpool që përpiqej të çante trafikun.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet