Formacionet zyrtare/ Bulku debuton me ndryshime kundër Andorës

Formacionet zyrtare/ Bulku debuton me ndryshime kundër Andorës

Ervin Bulku, trajneri që ka marrë drejtimin e Shqipërisë pas shkarkimit të Panucci-t, do të debutojë me skemën 4-4-2 në ndeshjen me Andorën të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Përveç skemës, në ndryshim nga ndeshja e parë e kualifikueseve të humbur me Turqinë, ka ndryshime edhe te futbollistët e hedhur në fushë. Përveç Berishës që vijon të mbetet stoik në katërkëndorin e portës, në mbrojtje Aliji ka marrë vendin e Veselit. Ndërkohë Hysaj, Gjimshiti dhe Ismajlaj plotësojnë katëshen e repartit difensiv.

Në qendër të mesfushës do të jenë Kaçe dhe Basha, ndërsa nga krahët do të luajnë Xhaka dhe Grezda. Nga minuta e oarë është rikthyer të luajë edhe ‘bomberi’ Sadiku i cili në këtë ndeshje do të jetë i mbështetur nga Uzuni.

Sfida me Andorën në transfertë është mundësia e fundit që Kombëtarja të mbajë ende shpresë për të kualifikuar në Europianin e 2020.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali