FT/ Francë 0-2 Spanjë (Oyarzabal 22' (11 m), Pedro Porro 58')

DALLAS, SHBA - Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026. Për të arritur këtë sukes ekipi i Luis de la Fuentes mposhti 0-2 kombëtaren e Francës në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin e Arlingtonit, në periferi të Dallasit mbrëmjen e sotme me orën shqiptare.

Kombëtarja e Spanjës dominoi lojës dhe i mori mesfushën 'Gjelave' duke bllokuar rivalët edhe në kundërsulme. Loja nisi e qetë, me dy skuadrat që nuk kërkonin të rrezikonin, por duke studiuar njëra-tjetrën. Minuta e 20-të ishte deçizive, pasi një gafë e Digne bëri që Spanja të fitonte 11 metërsh.

Mbrojtësi i Francës nuk e kontrolloi mirë topin dhe në ndërhyrjen e dytë nuk e pa që Lamine Yamal po vinte pas tij, duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar kundër talentit spanjoll brenda zonës. Për arbitrin ishte 11 metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë veterani Mikel Oyarzabal nuk gaboi duke mposhtur Maignan në portë dhe kaluar të tijtë në epërsi.

Edhe fraksioni i dytë i lojës solli 'diktatin' e Spanjës e cila dha leksione futbolli në fushë. Në minutën e 58-të, një dalje e shpejtë në sulm pas një aksioni model, bëri që pasimi final i Olmos të përfundonte në këmbët e Pedro Porros, me këtë të fundit që i vetëm nuk gaboi përballë Maignan duke shënuar golin e dytë për Spanjën.

Pak minuta më vonë Lamine Yamal tundi rrjetën, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili është tekniku me më shumë ndeshje në Kupat e Botës (26), hodhi në fushë Cherki dhe Akliouche në vend të Olise e Digne, por Spanja vijoi të kishte kontrollin e lojës.

Edhe pse arbitri akordoi shtatë minuta shtesë, Franca nuk ishte në lartësinë e duhur dhe fitorja i buzëqeshi Spanjës. Iberikët bëhen kështu ekipi i parë finalist në këtë Kupë Bote, teksa presin nesër fituesin e çiftit Angli - Argjentinë për të mësuar rivalin e mbrëmjes së 19 korrikut.

Komentet më të rëndësishme të sfidës:

90+7' Mbyllet 0-2 për Spanjën ndeshja në Dallas.

90' Shtatë minuta shtesë.

61' Yamal e dërgon topin në rrjetë për Spanjën, por aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.

58' GOOL! Pedro Porro shënon golin e dytë për Spanjën. Kombinime të bukura nga iberikët dhe një aksion model bën që pasimi final i Olmos të nxjerrë të vetëm përballë Maignan, Pedro Porron, me këtë të fundit që nuk gabon.

46' Fillon pjesa e dytë, Kone merr vendin e Rabiot te Franca

45+6' Mbyllet pjesa e parë, Spanja kryeson 0-1 kundër Francës.

30' William Saliba lë fushën i dëmtuar te Franca, vendin e tij e merr Maxence Lacroix.

22' GOOL! Mikel Oyarzabal kalon Spanjën në epërsinë 0-1 nga pika e bardhë e 11 metërshit. Digne gaboi në kontrollin e topit, teksa Yamal i 'vodhi' kohën dhe mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të gabuar kundër sulmuesit spanjoll që për arbitrin ishte 11 metërsh.

1' Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga Spanja.

Formacionet zyrtare:

Franca (4-2-3-1): Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Kounde; Rabiot, Tchouameni; Barcola, Olise, Dembele; Mbappe Trajner: Didier Deschamps

Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal Trajner: Luis de la Fuente

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

1784059688_didierdeschamps.JPG

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut.

Tekniku i Francës e arriti këtë rekord gjatë Botërorit 2026, teksa udhëhoqi "Gjelat" për herë të 26-të në një ndeshje të Kupës së Botës. Me këtë shifër, ai la pas rekordin 48 vjeçar të legjendës së Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schön, i cili kishte regjistruar 25 ndeshje në katër Botërorë radhazi, nga viti 1966 deri në vitin 1978.

Deschamps ka qenë në krye të Francës në katër edicione radhazi të Kupës së Botës, 2014, 2018, 2022 dhe 2026. Triumfi 2-0 ndaj Marokut në çerekfinale i solli një tjetër rekord të rëndësishëm. Francezi regjistroi fitoren e tij të 20-të në një Botëror, duke u bërë trajneri i parë në histori që arrin këtë kuotë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit.

Në renditjen e trajnerëve me më shumë ndeshje të drejtuara në Kupën e Botës, pas Deschamps dhe Helmut Schön renditet Carlos Alberto Parreira me 23 takime. Braziliani mbetet gjithashtu një figurë unike, pasi ka drejtuar pesë kombëtare të ndryshme në gjashtë edicione të Botërorit, një rekord që vazhdon të mbetet i papërsëritur.