MEKSIKË, Guadalajara - Në orën 04:00 të mëngjesit me kohën shqiptare në stadiumin e Guadalajaras do të zhvillohet sfida mes Koresë së Jugut dhe Çekisë, dueli i dytë për Grupin A në Botërorin 2026 që nisi dje. Në ndeshjen hapëse Meksika fitoi 2-0 kundër Afrikës së Jugut.

Në tre përballjet e mëparshme në histori, Koreja e Jugut dhe Çekia janë përballur vetëm në miqësore, me ekuilibrin që është total. Nga një fitore për secilën skuadër dhe një barazim.

Barazimi i vetëm ka qenë ai i 27 majit të vitit 1998, ndërsa më pas Çekia fitonte 5-0 më 15 gusht 2001. Ndeshja e fundit mes tyre daton më 5 janar të vitit 2016 dhe në atë takim Koreja e Jugut fitonte 1-2.

Sfida e sotme do të gjykohet nga egjiptiani Amin Mohamed Omar.

Formacionet zyrtare:

Koreja e Jugut (4-5-1): Kim Seunggyu; Lee Hanbeom, Kim Minjae, Lee Taeseok, Seol; Lee Gihyuk, Huang, Paik, Lee Jaesung, Lee Kangin; Son Heungmin Trajner: Myung-Bo Hong

Çekia (5-3-2): Kovar; Hranac, Coufal, Chaloupek, Krejci, Zeleny; Provod, Soucek, Sojka, Schick, Sulc Trajner: Miroslav Koubek

Renditja e Grupit A në kohë reale:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?