Formohet Kolegji Zgjedhor
përzgjidhen me short 8 anëtarët

Formohet Kolegji Zgjedhor<br />përzgjidhen me short 8 anëtarët
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi sot me short 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbon Çekrezi, Edlira Petri, Petrit Ceno, Gjinovefa Gaba, Kriton Spahiu janë anëtarët e ri të Kolegjit Zgjedhor, duke u përzgjedhur nga 48 kandidatura.

Shorti u hodh në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Sipas ligjit zgjedhor, vetëm pesë ditë pas dekretimit të zgjedhjeve parlamentare nga ana e Presidentit të Republikës, duhet të ketë dhe një trupë të re të kolegjit, shkalla më e lartë e gjykimit të procesit zgjedhor, nëse palët kanë ankimim. Në garë ishin 48 kandidatura nga trupa e gjyqtarëve të apelit

MANDATET

KQZ rrëzoi disa ditë më parë parimisht aktin për rishpërndarjen e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Akti që kërkonte shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të KQZ nuk u votua nga anëtarët e propozuar nga PS. Çështja pritet që t`i kalojë Kolegjit Zgjedhor për të vendosur, pasi socialistët kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme infomacion se si është shtuar numri i popullsisë për muajt Qershor-Nëntor për komunat Topojan, Shishtavec, Fierzë e Tropojë, të qarkut Kukës. PS këmbëngul se ka rritje të panatyrshme në një zonë që braktiset çdo ditë. Vendimi pritet të ndërmerret nga ky Kolegj i ri zgjedhor.

JA KUSH JANE 8 ANETARET

1. Andi Civici – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;
2. Edlira Petri – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
3. Fuat Vjerdha – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
4. Gjinovefa Gaba – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;
5. Ilir Toska – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
6. Kliton Spahiu – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
7. Petrit Çeno – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
8. Valbon Çekrezi – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, Zelensky i telefonon Ramës

Lufta në Ukrainë, Zelensky i telefonon Ramës