Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën

Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën

Dueli Verstappen - Norris

Austin, Texas (SHBA) -  Gara e 19-të e sezonit në Formula 1 dhuroi një paraqitje fantastike në Çmimin e Madh të Austin, aty ku Charles Leclerc i Ferrarit ia doli të fitonte dhe të linte pas shokun e skuadrës Carlos Sainz dhe rivalin e Red Bull, Max Verstappen.

Me Norris në "pole", duhej vetëm kthesa e parë që gara të bëhej "lëmsh", me Leclerc që përfitoi nga dueli Norris-Verstappen dhe mori kreun për të mos e lëshuar as pas 56 xhirove.

Fundi ishte dramatik për kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen, që në xhiron e 52 humbi vendin e tretë i parakaluar nga Norris, mes protestave të holandezit. Gjyqtarët i dhanë të drejtë Verstappen dhe penalizuan Norris me pesë sekonda, teksa në fund paçka se e kaloi finishin në vendin e tretë, zbriti poshtë Verstappen.

Garë për t'u harruar nga shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, që nuk mundi ta mbyllë pasi doli jashtë piste shumë shpejt.

Formula 1 do rikthehet fundjavën që vjen me Çmimin e Madh të Meksikës, ndërsa tabelën për pilotë e kryeson Max Verstappen (354 pikë), ndjekur nga Lando Norris (297) dhe Charles Leclerc (275).

Renditja në Austin

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Roma tetë vite pa fitore, Interi e mposht 0-1 në 'Olimpico'! Zikaltërit ndjekin Napolin

Roma tetë vite pa fitore, Interi e mposht 0-1 në 'Olimpico'! Zikaltërit ndjekin Napolin