TIRANE- Nga më shumë se 40 mijë maturantë që kanë dhënë provimet e maturës shtetërore kanë aplikuar vetëm 27 mijë me formularin A2. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Provimeve deri ditën e djeshme kanë plotësuar formularin A2 rreth 27 mijë kandidatët, ndërkohë që sot është afati i fundit zyrtar. Por burime të gazetës bëjnë me dije se AKP do t’u japë edhe 2 ditë kohë afat maturantëve për të plotësuar formularin A2.
Ky afat do jetë për të gjithë ata kandidatë që nuk kanë plotësuar formularin, sipas kalendarit që ka miratuar Agjencia Kombëtare e Provimeve. Kjo do të thotë se aplikimet me formularin A2, do të mbyllen në datën 6 gusht. Specialistët e AKP këshillojnë maturantët që ende nuk e kanë plotësuar formularin, të kenë kujdes me përzgjedhjen e degëve.
/Shqiptarja.com