ALFRED MOISIU, ish-President dhe kreu i Forumit Civil 2010:
Që në vitin 2003, në përpjekje për të “reformuar“ më tej Kodin, opozita e asaj kohe, me një këmbëngulje të paparë, ja arriti ta bindë përfaqësuesin e OSBE-së në Tiranë Osmo Liponen që zgjedhja e anëtarëve të KQZ të kalojë nëpërmjet filtrave partiakë. Kështu, KQZ nga teknike që e parashikonte Kushtetuta u arrit të transformohej në një organ krejtësisht politiko-partiak. Është hera e parë që institucioni i rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve të ketë këtë mungesë maksimale të besimit. Ky veprim i ka habitur dhe befasuar të tërë, përfshi edhe aleatët tanë europianë dhe SHBA. Të gjithë miqtë tanë na kanë thënë se këto zgjedhje janë vendimtare, për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë. Politika shqiptare, në mënyrë të veçantë mazhoranca aktuale, po marrin përsipër një dëm të madh, që mund t’i shkaktohet të ardhmes të vendit tonë, duke mos e korigjuar këtë.
PËLLUMB XHUFI, historian: Mendoj të flitet për disa fenomene që vihen re, abuzime me financat. Po shohim se si po shpërdorohen fondet publike për publicitete deri në neveri. Kujtoj atë publicitetin për Ministrin e Mbrojtjes, e cila dihet që është në funksion të zgjedhjeve dhe që kushton shumuese përsëritet pafundësisht. Kujtojmë këto lajmet që kanë dalë për lobimet, për shuma të mëdha për të lobuar me grupin Podesta të cilat bëhen në emër të interesit publik, por është krejt e qartë që bëhen në funksion të zgjedhjeve. Apo promovimi i disa figurave që janë përgjegjëse për shkatërrimin e zgjedhjeve gjatë këtyre 20 vjetëve të cilët dalin në sipërfaqe, promovohen në funksione shtetërore, në funksione të tilla që lidhen drejtpërdrejtë me zgjedhjet.
KUJTIM ÇASHKU, kineast: Duhet të jemi konkretë dhe të gjejmë çfarë duhet. Mua më shqetëson kultura shpirtërore dhe shoh një fenomen dhe prirje destruktive si shoqëri. Nuk kemi forcë të elaborojmë fuqinë pozitive. Politika ka tendencën për të qënë pjesë e rretheve vicioze. Ne po ekspozojmë një sistem të mbyllur me politikë llogoresh.
ERMIR DOBJANI, ish-Avokat i Popullit: Ne jemi dakord edhe me deklaratë edhe me deklaratën e faktori ndërkombëtar që ka dënuar shkarkimin anëtarit të KQZ sepse ai përbënte një veprim të paligjshëm, për një veprimtari të paparashikuar në Kod. A do të vazhdojmë ti lëmë tre vendet bosh, ti lëmë në këtë gjendje paligjshmërie, Në këtë pikëpamje unë mendoj që opzita duhet të marrë rolin e saj. Kam dëgjuar mendime të ndryshme për të rikompozimin e KQZ. Do kurohen njerëz politik do të shkarkohen njerëzit që janë, do jetë ky kompozim 4 me 3 apo ka një variant tjetër. Nga kjo pikëpamje unë mendoj që forumi duhet të jemi plotësisht 50 me 50 në kuptimin e ideve dhe të deklaratave që japim. Dua të them që mungesa e 7 anëtarëve presupozon që për vendimet e cilësuara të njoftohet moskompetenca dhe tia lërë gjykatës apelit. Por kjo s’mund të bëhet dhe për shkak të parimit të përgjithshëm, sepse pa u ezauruar rruga administrative, s’mund të bëhet shqyrtimi i çështjes nga organet gjyqësore, pavarësisht se çfarë presupozon Kolegji zgjedhor. Aq më shumë që ka edhe një vendim të Kolegeve të Bashkuara, të Gjykatës së Lartë të 2010, pikërisht për këtë çështje që shprehet hapur se pa ezauruar rrugën administrative, s’mund të angazhohet gjyqësori për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
LUAN OMARI, konstuticionalist: Sa herë ka pasur zgjedhje ka pasur shkelje të Kodit. Shkeljet kanë ardhur pas përfundimit të votimit gjatë numërimit e kjo ndodh te KQZ. Ka mendime ër rikompozimin e KQZ, pasi shkarkimi i anëtarit të KQZ ka qënë në kundërshtim me Kodin dhe mund të evitohej. Unë mendoj se duhet rikompozim i plotë i KQZ, duke ndrysuar Kodin, madje nëse është e nevojshme dhe duke ndryshuar Kushtetutën.
FATMIRA LASKA, ish-kryetare e ILKDP: Unë mendoj se është kohgë shumë e shkurtër deri në zgjedhje dhe KQZ tashmë është shqetësim. Palët kanë përgjegjësi dhe për këtë duhet të pyesin se ku i çon ajo. Duhet të hiqet termi “bipartizan”. Ka ligj se si funksionon KQZ, por fillohet dhe vendoset ndryshe. Ne po paguajmë koston e interpretimeve në kundërshtim me ligjin. Pse çdo gjë duhet ta çojmë në gjykatë, kur mund ta zgjidhë ligji, duke e detyruar në mënyrë të padrejtë Gjykatën e Lartë që jashtë vetes të marrë vendime që mund të ketë dhe kosto penale. Janë forcat politike që e çuan vendin në kolaps, s’plotësohet KQZ, që është punë e tyre.
NIAZI JAHO, konstitucionalist: Problemi i KQZ mund të zgjidhej që me kalimin e LSI në krahun tjetër të koalicionit, ku duhej të merrej mendimi i specialistëve dhe jo të merrej vendim politik shpejt e shpejt dhe pa u menduar. Kodi nuk është politik. Jemi 9 ditë para mbylljes zyrtare e të kësaj legjislature të Kuvendit. Politika që i krijoi këto probleme, duhet t’i zgjidhë dhe të mbajë përgjegjësi për gjithë pasojat. E mira është që të jemi konkretë, pasi nuk zgjidhen problemet me deklarata dhe kur politika tashmë bën fushatë duke lënë jashtë vëmendjes KQZ. Kjo që po bëhet i bën zgjedhjet pa filluar ende, të kontestueshme, të dyshimta dhe që nuk do të njiheshin. Kontestimet mund të shfaqen nga disa subjekte përpara daljes së rezultatit. S’mund të futemi në zgjedhje me këtë situatë problematike, madje s’ka as monitorim. Flitet për balanca politike, por s’mund të ndryshojë KQZ sa herë ndryshon ajo, ndaj është amndati 6 vjeçar e jo 4 vjeçar për anëtyarin e KQZ.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)